Advertisements

Nga shkon LDK-ja dhe ku dëshiron ta çojë Kosovën me udhëheqës të përfshirë në krime të ish regjimit komunist serb-jugosllav?


Abdulla Mehmeti

Sipas parimeve demokratike dhe rekomandimeve që dalin nga dy Rezolutat e Këshillit të Evropës 1096 (1996) dhe 1481 (2006), edhe partitë tjera politike do të duhej të shkunden nga themeli, të pastrohen nga personat e përfshirë në krime kundër shqiptarëve nga ish regjimi komunist serb-jugosllav (përmes agjenturave të tyre), si dhe në korrupsion e krime të rënda kundër qytetarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës.

Kush ka gjak shqiptari nuk mund ta tolerojë këtë llum të kalojë mbi rrëketë e gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës!

REGJIMET TOTALITARE KOMUNISTE DUHET TË DËNOHEN PËR KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT, JO TË NDIHMOHET RIKTHIMI I TYRE NË PUSHTET!

Nuk është çështje individuale, për hakmarrje dhe inate, por çështje e vlerave dhe parimeve demokratike.

Po të ishte Kosova shtet ligjor dhe me demokraci të konsoliduar, partitë politike që promovojnë frymë neokomuniste dhe zgjedhin udhëheqës të përfshirë në krime nga ish regjimet totalitare komunist, sipas

1. Rezolutës 1096 (1996) së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi masat për shpërbërjen e trashëgimisë së sistemeve totalitare ish komuniste; dhe

2. Rezolutës 1481 (2006) së Këshillit të Evropës për nevojën e dënimit ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste,

– do të rishqyrtohej veprimtaria e mëtejshme, apo do të ndalohej me ligj partia politike që ndërmerr veprime dhe aktivitete në kundështim me këto Rezoluta dhe me parimet universale për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut;
– do të dënoheshin personat e përfshirë në krime me veprimet e tyre në ish sistemet komuniste totalitare; dhe
– do të ndërmerreshin masa ligjore ndaj personave të cilët në cilëndo formë e tolerojnë, përkrahin dhe mundësojnë rikthimin në pushtet të këtyre personave dhe të kësaj fryme, me këtë edhe të ish sistemit totalitar komunist.

Kjo që ndodh sot në Kosovën e lirë dhe demokratike, me asgjë nuk i ngjan një filozofie politike progresive, por thjesht është një marrëzi e llojit të veçantë, e cila cilësohet si filozofi e nënshtrimit ndaj krimit të organizuar.

Nuk mund të mbrohet dhe ndërtohet shteti demokratik dhe ligjor nga shkelësit e parimeve themelore të demokracisë, me njerëz të dyshuar për krime, të cilësuara të tilla me Rezolutat e Këshillit të Evropës dhe akte të tjera ndërkombëtare për dënimin e krimeve të regjimeve komuniste totalitare!

Atdheu mbi të gjitha!

(4 gusht 2019)

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close