Advertisements

Novela të pabotuara më parë të Prustit, së shpejti për lexuesin

ATSH-AFP/ – Novela të pabotuara të shkrimtarit francez, Marsel Prust (1871-1922) do të publikohen më 9 tetor me titullin ”Korrespondenti misterioz dhe novela të tjera të pabotuara”, bëhet sot e ditur nga shtëpia botuese ”Fallois”.

Këto nëntë tekste, të shkruara në kohën kur Prust ishte rreth njëzet vjeç, duhet të ishin pasqyruar në librin e tij të parë ”Kënaqësitë dhe ditët” (1896), por ishin hequr nga autori.

Novelat u zbuluan nga themeluesi i botimeve Fallois, Bernard de Fallois, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, një studiues i mirëfilltë i veprës së Marcel Prust, ndërkohë dhe iniciatori i zbulimit të një romani i shkruar mes viteve 1895 dhe 1899, dhe i mbetur pa botuar “Jean Santeuil” (publikuar tek shtëpia e botimeve Gallimard në 1952), si dhe e tekstit “Kundër Shën-Beuve” i publikuar më në fund në 1954.

‘’Me këtë përmbledhje të novelave dhe teksteve të ndryshme , të cilat nuk kanë parë ende dritën e botimit, na sjellim në zanafillën e librit ‘’Kërkimi i kohës së humbur’’, i veprës së famshme të Marcel Prustit’’, thuhet në një komunikatë të botimeve Fallois.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close