Advertisements

Para 75 vjetësh Varshava u ngrit kundër pushtimit gjerman

Më 1 gusht Polonia kujton viktimat e Kryengritjes së Varshavës. Në ceremoninë përkujtimore sivjet merr pjesë edhe ministri Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Rrallëherë politikanë gjermanë e vizitojnë  kryeqytetin polak në ditën e përkujtimit të Kryengritjes së Varshavës. Para 25 vjetësh ish-prresidenti Roman Herzog qendroi në Varshavë dhe përpara monumentit përkujtimor për viktimat e kryengritjes kërkoi falje. Dhjetë vjet më vonë në vitin 2004 një kancelar vizitoi Varshavën po me këtë rast: kancelari socialdemokrat Gerhard Schröder: “Ne përulemi me turp në sfondin e krimeve të trupave naziste”, tha ai dhe bëri fjalë për “turpin gjerman”.

Kapitull i errët në historinë gjermano-polake

Asnjë ngjarje tjetër nuk është ngulitur në vetëdijen e kryeqytetit polak kaq sa kryengritja e 1 gushtit 1944. Kjo ka të bëjë kryesisht me numrin e madh të viktimave, sepse gjermanët e mposhtën  kryengrtijen me brutalitet të jashtëzakonshëm. Deri në 200.000 vetë, kryeisht civilë, u vranë në ekzekutime masive – gati një e treta e tyre qysh në fillim të kryengritjes. Qindra mijëra u deportuan për punë të detyruar, në pjesën më të madhe në kampet e përqendrimit. Edhe sot Kryengritja e Varshavës ka lënë hijen e saj në historinë e marrëdhënieve gjermano-polake.

Ndaj pjesëmkarrja sivjet e ministrit të Jashtëm gjerman në ceremoninë përkujtimore ka një efekt majft pozitiv. Ndërkohë që partia qeverisësë PiS ngre gjithnjë e më shumë zërin me kërkesën për reparacionet gjermane të Luftës së Dytë Botërore, ministri i Jashtëm polak ftoi homologun e tij gjerman Heiko Maas të jetë i pranishëm në kremtimin e 75 vjetorit të kësaj ngajrjeje. Në kërkesën e nacional-konservatorëve për reparacione një rol kyç luan shkatërrimi i Varshavës. Ish-kryetari i bashkisë dhe më pas presidenti Lech Kaczynski më 2004 udhëzoi përllogaritjen e dëmit të qytetit që u vlerësua 45 miliardë dollarë.

Ministri i Jashtëm Maas pak përpara ceremonisë përkujtimore vlerësoi forcën e rezistencës dhe guximin, me të cilin polakët më 1944 iu kundërvunë pushtimit gjerman. Kjo dëshmon për një dëshirë të pamposhtur për liri dhe vetëvendosje. “Polonia dhe veçanërisht Varshava ia ka dalë pas luftës të rindërtojë me forcën e vet, për këtë punë ndjej respekt dhe përulësi të thellë.”

Terror kundër rezistencës polake

Shkatërrimit të qytetit i paraprinin pesë vjet shtypjeje brutale prej pushtimit gjerman. Deportimet, ekzekutimet në grup dhe përndjekjet ishin në rend të ditës. Pasi në pranverë 1943 u mposht brutalisht kryengritja në geton e Varshavës terrori në qytet u shtua edhe më shumë.

Kur më 1 gusht 1944 shpërtheu Kryengritja e Varshavës, në qytet jetonin gati një milionë njerëz. 40.000 ishin ushtarë vullnetarë të ushtrisë në ilegalitet, që drejtohej nga qeveria polake në emigracion në Londër. Përballë tyre qendronin 16.000 ushtarët e Wehrmacht-it dhe komandot speciale SS, që u fshehën shpejt.

Në këtë kohë Wehrmacht-i ishte në tërheqje nga Lindja, ndërkohë që Ushtria e Kuqe sovjetike po depërtonte gjithnjë e më pranë. “Gjermanët planifikonin ta kthenin Varshavën në një fortifikatë, ndonëse ishte e qartë, që qyteti do të shkatërrohej tërësisht”, u shpreh së fundi Leszek Zukowski, kryetari i organizatës më të madhe polake të veteranëve gjatë ceremonisë së hapjes në Berlin të ekspozitës Kryengritja e Varshavës. “Ne donim ta ndalonim këtë dhe ta çlironim vet qytetin”, rrëfen Zukowski, i cili asokoheluftonte 15 vjeçar në ushtrinë në ilegalitet.

Por për gjermanët kjo kryengritje ishte si me porosi. “Është një bekim, që polakët po e bëjnë këtë”, citohet të jetë shprehur asokohe udhëheqësi i SS të Rajhut, Heinrich Himmler, i cili ishte përgjegjësi kryesor për mizoritë në Poloni. “Mein Führer”, shprehej ai në fund të verës 1944 duke iu drejtuar diktatori Adolf Hitler, “për pesë, gjashtë javë ne do të largohemi. Por pas kësaj Varshava, kryeqyteti, koka e inteligjencës së ish-popullit 16 deri në 17 milionësh të Polonisë do të jetë asgjësuar”. Që në ditët e para të kryengritjes nazistët ekzekutuan rreth 50.000 civilë.

Luftime të vetmuara të kryengritësve

Kryengritësit shpresonin tek ndihmat nga jashtë. Por furnizimet me armë, municion dhe ushqime, që hidhnin me parashutë nga ajri aleatët perëndimorë shpesh binin në destinacion të gabuar. Ushtria e Kuqe ndodhej në anën tjetër të lumit Weichsel dhe nuk ndërhynte. Stalini nuk kishte inters të ndihmonte ushtrinë vendase polake, që drejtohej prej qeverisë antikomuniste në emigracion. Pas 63 ditësh kryengritësitu kapitulluan.

Pas kësaj me urdhërin personal të Adolf Hitlerit Varshava u shkatërrua. 90 përqind e godinave historike, ndër to pallati mbretëror, u hodhën në erë, po ashtu edhe të gjitha urat dhe ndërtesat industriale. Në vjeshtë 1944 në rënojat e qendrës së qytetit mbijetonin vetëm pak mijë njerëz.

Ajo që ndodhi më 1944 në Varshavë për dekada me radhë u mbajt në heshtje prej regjimit komunist- Vetëm në vitin 1989 filluan diskutimet publike lidhur me këtë ngjarje.

Sot Kryengritja e Varshavës kujtohet përmes pllakave përkujtimore në qytet. Në muret e katedrales së Shën Johannes në qytetin historik, ku ndodheshin barrikadat mbrojtëse të kryengritësve, është ngulitur në mur një zinxhir tanku. Nazistët e hodhën në erë kishën duke e komanduar së largu një tank me lëndë shëprthyese.

Më 2004 u përurua muzeu i Krynegritjes së Varshavës. Më 1 gusht sivjet atje do të mbajë fjalimin ministri i Jashtëm gjerman, i cili pasdite do të udhëtojë për t’u kthyer në Gjermani. Në orën 17:00 fiks në Varshavë do të gjëmojnë sirenat. Njerëzit do të mbajnë heshtje dhe makinat do të shuajnë motorët – kryeqyteti polak do të mbajë një minutë heshtje./DW

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close