Advertisements

Partitë politike kanë nisur t’i bëjnë matematikat e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore.

 Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht parapëlqimet për koalicionet e mundshme parazgjedhore, shkruan gazeta “Zëri”.

Ende pa u caktuar ndonjë datë zyrtare e zgjedhjeve të parakohshme partitë politike kanë nisur t’i përpilojnë matematikat e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht preferencat për koalicionet e mundshme parazgjedhore. Derisa nga PDK-ja kanë thënë se do të garojnë të vetëm, zyrtarët e AAK-së kanë bërë të ditur se PSD-në dhe Nismën Socialdemokrate i shohim si partnerë të mundshëm në koalicion para zgjedhjeve.

Nga kjo e fundit kanë pohuar se me Nismën kanë qëndrime të përafërta, porse kanë theksuar se PSD-ja ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje. Kurse nga Nisma kanë përjashtuar nga bashkëpunimi tri partitë më të mëdha parlamentare, PDK-në, LVV-në dhe LDK-në, por jo edhe AAK-në, ndonëse kanë thënë se parapëlqejnë të garojnë të vetëm në zgjedhje.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy partive më të mëdha opozitare, LVV-ja dhe LDK-ja, kanë përsëritur disa herë se mes këtyre dy subjekteve shihet një përafrim i qëndrimeve.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close