Advertisements

Për shkak të temperaturave të larta në Kosovë është shtuar numri i personave që kërkojnë shërbime mjekësore

Nga temperaturat e larta, në Klinikën Emergjente në Prishtinë për 50 për qind është shtuar numri i personave që kërkojnë shërbime mjekësore. Mjekët këshillojnë, sidomos të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe shtatzënat, që mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit gjatë mesditës.

Sipas parashikimeve meteorologjike edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë vapë e madhe, me temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius.

Mjekët këshillojnë që në mesditë, njerëzit mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit, ndërkohë që bëjnë të ditur se rastet e ofrimit të shërbimeve mjekësore këto ditë janë të mëdha, si pasojë e temperaturave të larta.

Sinan Musliu, mjek në Klinikën Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, thotë se kjo klinikë po pranon numër të madh të pacientëve këto ditë, edhe për shkak të aksidenteve që po ndodhin.

Ani pse me disa vështirësi në kapacitete, Musliu thotë se po e japin maksimumin që t’i trajtojnë të gjitha rastet që kërkojnë shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente.

Ai këshillon qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike, që mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit.

Parashikimet e motit tregojnë që deri të martën do të vazhdojë vapa afrikane.

Për ditët e nxehta, këshillohet të përdoren sa më shumë lëngje, sidomos një ose 2 litra në ditë nga një person i vetëm.

Gjithashtu, duhet pasur kujdes me ushqimet, duhet konsumuar ato me karbohidrate dhe vitamina, dhe sa më pak ushqime që përmbajnë yndyrë.

Për të përballuar më lehtë të nxehtit, rekomandohen veshje me ngjyra të çelta, meqë të mbyllura akumulojnë të nxehtit.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close