Advertisements

“Përralla e Genjit”,i shkruar njëmijë vjet më parë,romani i parë në botë

I shkruar njëmijë vjet më parë, tregimi epik i Japonisë së shekullit XI, “Përralla e Genjit”, u shkrua nga një grua – Murasaki Shikibu.

I njohur ndryshe si romani i parë në botë, aty pasqyrohet jeta dhe romanca e Hikaru Genjit. Ndikimi i kësaj vepre ishte i madh anembanë globit.

Më 1925 është përkthyer nga Arthur Waley dhe është analizuar nga Virginia Woolf për revistën “British Vogue”. Përkthimi i fundit anglisht i ka 1,300 faqe.

“Është vepër monumentale e letërsisë”, thotë Melissa McCormick, profesoreshë e Artit dhe Kulturës Japoneze në Universitetin e Harvardit. “Murasaki Shikbu shkruante në mënyrë e tillë letrare që, në kohën e saj, ishte mjaft e denigruar. Dikur letërsia perceptohej si më e ulëta në hierarkinë e zhanreve. Por, pavarësisht se ishte roman dhe pavarësisht se u shkrua nga një grua, ‘Përrallat e Genjit’ ishte arritje e madhe, për çka merrej seriozisht”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close