Advertisements

Prej nga rrjedhë Toponimi i emrit të qytetit Kaçanik? 

Toponinimi Kaçanik ka ekzistuar edhe para ardhjes së Turqve në Ballkan ndonse për herë të parë në shkrime haset në fillim të shek. XV si: Kaçanikli Derbendi(turqisht)- d.m.th. Grykë e Kaçanikut. Për prejardhjen e emrit Kaçanik ekzistojnë shumë versione: Sipas Z. Tefik Raka-Historian (i vrarë nga forcat serbe në Burgun e Dubravës) Toponimi Kaçanik është i lidhur me emrin Nikë, përkatësisht të Pal Don Nikës, feudal Shqiptar i kësaj ane ( ekziston ne Kaçanik fshati Paldonikë, që banorët e këtushëm sot e quajn Paldonicë).

Në Versionin tjetër ky toponim del nga bashkimi i fjalëve Kaça + e Nikës. Në Kaçanik njihen edhe shumë toponime të tjera që përfundojnë me Nik; si Pusi i Nikës, Kisha e Nikës, Livadhi i Nikës, Ara e Nikës ( po ashtu edhe Kaça e Nikës), pastaj Pustenik (Puset e Nikës), Nikoc, Nikaj etj, që ishin faktikisht prona tokësore të Pal Don Nikës. Sipas Muharrem Carrabregu toponimin Kaçanik e lidhë me konfiguracionin e Kaçanikut përkatsisht me fushgropën e kësaj qyteze: Kaca + ani + k të cilin (toponim) ai e nxjerr me prejardhje Ilire. Themelet e qytetit të sotshëm i vuri Koxha Sinan Pasha me të birin Mehmet Pashë Kaçanikasin në fund të shk. XVI.

P:F.J.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close