Advertisements

Presidenti amerikan Trump: Kina po lëviz trupat drejt kufirit me Hong Kongun

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke cituar agjencitë amerikane të inteligjencës, tha se qeveria e Kinës po lëviz trupat e saj në kufirin me Hong Kongun.

Trump bëri thirrje për qetësi, përdërisa po vazhdojnë përleshjet midis protestuesve dhe autoriteteve në ish-koloninë britanike.

“Inteligjenca jonë na ka informuar se qeveria kineze po lëviz trupat në kufi me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të sigurt!”, shkroi Trump në Twitter.

Dhjetë javët e trazirave, janë bërë sfida më e madhe për sundimin kinez të qytetit gjysmë-autonom, që nga dorëzimi i tij nga Britania më 1997.

Protestat filluan për të kundërshtuar një projekt-ligj, që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, por shpejt përparuan në një përpjekje më të gjerë për të rritur nivelin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close