Advertisements

Presidentja e Kroacisë ,Kolinda G.Kitaroviç: Kemi falur shumë gjëra, por jo krimet e luftës

ATSH-HINA/ – Duke zbuluar në qytetin e Glinës një bust për presidentin e parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, presidentja aktuale e vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviç deklaroi se, për hir të paqes dhe të së ardhmes, Kroacia kishte falur shumë gjëra, por krimet e luftës duhej të hetoheshin dhe të penalizoheshin.

“Ne kemi falur shumë gjëra për hir të paqes dhe të së ardhmes, por duhet të hetojmë dhe ndjekim penalisht krimet e luftës, kjo është ajo që shteti kroat u detyrohet viktimave”, deklaroi presidentja në Glinë, 70 kilometra në jug të Zagrebit, ku mori pjesë në ceremonitë për Ditën e Fitores, Ditën e Falënderimeve të Atdheut dhe Ditën e Veteranëve Kroatë.

Pas ceremonisë, presidentja Grabar-Kitaroviç dhe anëtari i parlamentit Miroslav Tugjman zbuluan bustin për presidentin e parë kroat.

Miroslav Tugjman tha se babai i tij, Franjo Tugjman nuk ishte më vetëm presidenti i parë i Kroacisë, por gjithashtu ishte një simbol i krijimit të shtetit kroat, lirisë dhe pavarësisë së tij.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close