Advertisements

PSE HESHTIM NE?


NGA FAHRI XHARRA

Heshtja e të së kaluarës sonë, heshtja e të bëmave mbi ne, ishin të qëllimta. Ishin “kujdestarët” që kujdesëshin që ne mos të dijmë se çka po ndodhë me ne. Ishin “ kujdestarët” që na e fshehnin të kaluarën, që për hirë të asaj ose kësaj të mos dijmë se çka është bër mbi ne.

Garantuesit e heshtjes historike gjithmonë në një mënyrë apo tjetër na e pasqyronin vetëm atë, që neve na mbetnin shumë gjëra të pa ditura. S`donin që ne të kemi një krenari nga e kaluara edhe pse ajo ishte një përulje,një shembje e mllefeve shekullore mbi ne. Thjesht, kujdesëshin që mos të kemi se çka të mbajmë në mend. Apo që mos të kemi se çka të bartim te brezat e rinj.

Nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njohin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik”.

” E kisha rastin që fatbardhësisht apo fatëkeqësisht, gjat kohës sa zgjatëte lufta (1912), të vizitoja Uskubin (Shkupin), disa ditë pas luftës së Kumanovës. Më bëhëshin pengesat artificiale që unë mos t`i vizitoj ato anë, nga një ndërgjegje jo e pastër e atyre që i bënin ata gjëra. Një gjeneral (serb) që unë e njihja që më parë kur e muarr vesh cakun e udhëtimit tim me një armiqësi të pa fshehur më tha se nuk kisha arësye që unë të vizitoja Shkupin. Por kur e pa vendosmërinë time atëherë më tha se do të të shoh gjëra të pa këndëshme, por që nuk mund të iu ikësh ( Lev Trotsky:’ Luftat Balkanike 1912-1913). Pra ishin ”gjëra të medha” sthetërore të cilave nuk mund të iu ikësh. Dikush duhej të kishte shënime mbi ato tmerrre .Kush? Forcat ushtarake? Qeveria serbe? Po që po. Por, ne jo, as në kohën kur ato kanë ndodhur e as deri më tani. E ne nuk guxonim të dinim dhe neve na mashtronim me gjëra tjera më të “këndëshme”.

“ Tmerret ,vazhdon Trotsky, filluan të shihen po sa i`u afruam Kumanovës. Çdo gjë rreth nesh ishte në flakë. Fshatra të tëra shqiptare ishin shndërruar në gërmadha zjarri e shkrumbi. Kjo më ishte përshtypja e parë e vërtetë e një shktatërrimi të pamëshirëshëm të parë në një zonë lufteje. Vatrat, pasurija e krijuar nga etërit, gjyshërit e stërgjyshërit zhdukeshin nga flakët. Kjo pamje e zjarreve na përcjelli deri në Shkup. Posa zbrita nga vagoni, natë, askund asnjë njeri i gjallë: përvec zërava të dehur të ushtarëve dhe kësaj skene që e pashë.

Katër ushtarë i mbanin bajonetat në të gatshëm, kurse në mes dy shqiptarë shumë të rinj me plisat e tyre në kokë. Komitagjinjt (çetnikët) në dorën tjetër e mbanin shishen e rakisë dhe jepnin urdhër: “Për tokë shtrihuni!” dhe shqiptarët binin në gjunj dhe ngritëshin në urdhërin tjetër. Disa herë. Pastaj çetniku i dehur duke iu kërcnuar dhe sharë i shponte me majën e thikës herë në fyt e herë gjoks: duke i urdhëruar që të pinin raki nga shishja e tij . Të dehur nga fuqia e armës dhe nga rakija e gjaku, argëtoheshin duke luajtur me ta. ”Ata janë Arnaut” më thoshte shoqëruesi,” dhe së shpejti do t`i prejnë” . (Lev Trotsky)
Por edhe kur na jepet mundësia që ta dijmë, ta njofim dhe ta bartim tek brezat e rinj të vërtetën tonë historike, ne i kemi edhe sot ato grupe “intelektualësh” ato grupacione joqeveritare të cilat kujdesën që vëmendjen e botës te bartin tjetërkah mu andej nga botës i vjen për të vjellur. Kemi vetëdije ne?
Gjatë okupimeve sërbe të territorëve shqiptare, gjithëmonë është përcjellur një qëllim spastrimi etnik dhe asimilimi i shqiptarëve me forcë. Edhe sipas planeve të Garashaninit, i ngjajshëm me Megali Idean greke ishte grumbullimi i të gjithë serbëve dhe krijimi i jë ekspansioni tokësorë për që gjëja të gjejnë përsëri, ” Madheshtinë Serbe Mesjetare” ,e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Përderisa serbet i`a japin dhe i`a kanë dhënë vetës ” të drejtën historike” mbi tokën shqiptare, ne nuk kemi pasur mundësi të flasim, sepse kemi qenë në mbrojtje të ndereve të huaja .Dhe krenohemi me këtë besnikëri. Krenohemi me këtë besnikëri dhe thurrim lavde. Edhe tani, për inat të së vërtetës historike ne mundohemi të bejmë diçka. Të bëjmë mu atë për të cilën serbët kanë luftuar në luftën e tyre diplomatike dhe e kanë arrijtur që ta bindin botën se na nuk jemi ata që jemi, por që jemi të atillë si që po tregohem.

Në shpalljen e Pavarësisë – 1912, Serbia punonte kundër nesh. E ne i kishim haxhiqamilët që dilnin në mbrojtje të ”babes”:. Edhe sot kur po krenohemi me Pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar, prap neohaxhiqamilët thirren, çirren, trumbetojnë për një të kalur të errtë. E duan ringjalljen e asaj që ka vdekur që moti. E duan ringjalljen e të njejtës, të së cilës ne këtë vit ia festojmë 100 vjetorin e vdekjes.

Duke e heshtur të kaluarën tanë e mbjellim dyshimin te të tjerët se i turpërohemi asaj. Duke i heshtur tmerret e përjetuara i themi botës se nuk na dhimbset asgjë nga e kaluara e jonë. Duke dalur me qëndrim të njejtë haxhiqamilian

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close