Advertisements

Ramush Haradinaj:Bekim Berisha me shokë u bënë shembull se si luftohet për ideal

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kujtoi 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula, Elton Zherka dhe Jusuf Kelmendi.

Ai deklaroi se këta dëshmorë u shndërruan në shembull për ushtarët tjerë se si luftohet e vdiset për idealin e lirisë.

“Sakrifica e shqiptarëve për liri, ndër breza ishte unike dhe njohu trima të rrallë. 21-vjet më parë ranë heroikisht në fushën e nderit Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula, Elton Zherka dhe Jusuf Kelmendi, të cilët ishin rreshtuar me luftën çlirimtare për t’u shndërruar në shembull për ushtarët tjerë, se si luftohet e vdiset për idealin e lirisë. Edhe pse me çmim shumë të lartë, ideja që edhe ne të jetojmë të lirë, si popujt tjerë, nuk ndaloi, deri në jetësimin e saj të plotë. Lavdi e përjetshme!”, tha Haradinaj.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close