Advertisements

Ramush Haradinaj:Kryeministri konsensual dëmton proceset

Editor

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri konsensual do të ishte dëmtim i proceseve demokratike.

“Një ndërhyrje ndryshe, pra më një kryeministër konsensual do të ishte dëmtim i proceseve demokratike”, ka thënë Haradinaj.

ai u shpreh mjaft i vendosur për koalicionet e ardhëshme, duke përjashtuar PDK-në, VV-në dhe LDK-në.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK-në VV-ë dhe LDK-në. Mirëpo jemi të hapur me parti më të vogla si Nisma, AKR dhe PSD”, ka sqaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se nuk ka koalicion me partitë që kanë qëndrim për heqjen e taksës.

“Asnjë parti nuk do ta merrë përkrahjen tonë nëse qëndron për heqjek e taksës, ajo do të mbetët deri në njohje”, tha Haradinaj për RTV 21.

Edhe njëherë Haradinaj ka treguar se është i gatshëm të pranojë postin e kryeminsitrit, nëse e voton sovrani.

“Jam i gatshëm të shërbejë për kryeministër, aq sa më jep besim qytetari”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj tha se Kosova është rrezik të udhëhiqet nga liderë të paqëndrueshëm.

“Është rrezik që Kosova të udhëhiqet nga liderët e paqëndrushëm, ata të cilët bëjnë kompromise për hirë të vetëvetës dhe kësisoji e pëson një vend”, është shprehur Haradinaj.

Loading...
Advertisements
Next Post

Presidenti amerikan Trump: Kina po lëviz trupat drejt kufirit me Hong Kongun

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke cituar agjencitë amerikane të inteligjencës, tha se qeveria e Kinës po lëviz trupat e saj në kufirin me Hong Kongun. Trump bëri thirrje për qetësi, përdërisa po vazhdojnë përleshjet midis protestuesve dhe autoriteteve në […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close