Advertisements

Rasti Bllaca:I dënuari Shaban Syla i ka shkruar një letër të hapur instuticioneve të Republikës së Kosovë

I dënuari në rastin Bllaca, Shaban Syla i ka shkruar një letër të hapur instuticioneve të Republikës së Kosovës, Gjykatave, Prokurorisë, organizatave qeveritare dhe jo qeveritare për rastin e të dënuarit tjetër në rastin Bllaca, Driton Hajdari i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Letra e plotë:

A u sakrifikua mjaft Driton Hajdari nga UDB-ja Kosovë. Ministër në largim, fjala ështe për të dënuarin Driton Hajdari. Letra është shkruar nga i dënuari Shaban Syla. Tash sa herë kam kërkuar nga mediat të jap një intervistë të hapur para kamerave telivizive, por nuk më është lejuar, pikërisht nga drejtoria e shërbimit korrektues duke ju friguar gjërave jo të këndshme që ndodhin në këtë vend (turp). Driton Hajdari është dënuar për një vepër e cila s’ka ekzistuar kurrë. E është dënuar nga një gjykatë e huaj me ndihmën e me dëshmitarin, punëtorin e një tashmë të njohuri si punonjës i BIA-s serbe i quajtur me emër dhe mbiemër Nazim Bllaca. Të nderuar prokurorë, Driton Hajdari ishte duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë ku dhe atje ju shfaq një sëmundje e rëndë dhe dyshimtë ku dhe kërkohet hetim sa më i shpejtë dhe i detajuar. U dërgua nga burgu i sigurisë së lartë në Shërbimin Korrektues në Dubravë, por menaxhmenti subvensior duke e ditur mirë sëmundjen e dërguan në QKUK për trajtim, jo për shërim sepse sëmundja e Dritonit nuk ka shërim në Kosovë. Driton Hajdarit iu përgadit dokumentacioni për pezullim të dënimit nga drejtori i statcionarit të Dubravës z.Vesel Sadriaj, në kombinim me mjekët adekuat të këtij statcionari, duke i u drejtuar menaxhmentit të burgjeve prof., asistent .Dr Melazim Gjocaj dhe raportin e mjekëve të Dubravës dhe raportin e QKUK-së personalisht të repartit të Neurologjisë. Drejtuar drejtorisë, pikërisht drejtoreshës së këtij instuticoni, një drejtoreshë e suspenduar pikërisht për një vepër të një krimineli i njoftuar në Kosovë, i ndihmuar për arratisje i cili quhet me emër Avni Osmani. Por, prokrori për gjykata e din krimin makabër të bërë nga ky person. Pasi që i dërgohet dokumentacioni te kjo drejtoreshë përcillet tek ushtruesi i detyrës i burgjeve mjerisht në shërbimin korrektues asnjeherë nuk ka drejtora, por vetëm ka ushtrues detyre. Gjëja më e turpshme dhe shumë e dyshuar dokumentacioni me shumë vonesa dërgohet te ministri drejtsisë. Në atë kohë ishte ministër i drejtsisë Hajredin Kuqi. Ja ku erdhi shëndeti dhe Driton Hajdari (turp). Në atë kohe ushtrues detyre drejtor (ishte komisari Sokol Zogaj) mjerisht. Driton Hajdari ka vuajtur dënimin më shumë se 2/3 ku edhe ligji ia lejon lirimin e dënimit. Driton Hajdari të ishte militant i ndonjë partie do të ishte bërë bujë e madhe në tërë Evropën e deri në Kosovë. O njerëz vëreni gishtin në kokë dhe shikoni çfarë ndodh në shërbimin korrektues .Fatin e Dritonit e presin edhe 20 te tjerë pa dhënë asnjë përgjegjësi askush. Dritoni ishte vetëm 17 vjet kur rroki armën dhe iu bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. O popull shikojeni të vërtetën e ju “narod” mos shani se edhe ju keni fëmijë dhe familje edhe pse jeni “narod”. Kërkesë për disa institucione të vendi, vëreni gishtin në kokë, besoj që ju ka mbetur pak ndërgjegje në kokë, veproni ashtu siç ju thotë ligji.

Letrën e ka shkruar Shaban Syla nga QKD

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close