Advertisements

Restaurohet objekti i Mësonjëtorjes së Parë Shqipe në Korçë

Muzeu Kombëtar i Arsimit, i njohur si Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë shumë shpejt do të restaurohet.

Ky lajm i mirë pohohet nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare Gjergji Koki.’Qeveria Shqiptare ka akorduar fondin e posaçëm për restaurimin e godinës emblematike të qytetit e cila jo vetem do të restaurohet por dhe do të rikonceptohet dhe pjesa e muzealizimit të brendshëm’, tha drejtori rajonal përgjegjës për momumentet e kulturës.

Sipas tij, projekti parashikon 2 faza dhe është hartuar nga ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare, jo vetëm si nje detyrim institucional por si një detyrim ndaj historisë, Korçës dhe Kombit.

Muzeu i Mësonjtores së parë Shqipe në Korçë, i amortizuar si ndërtesë nga mungesa e restaurimit, u mbyll për vzitorët pas tërmetit të 1 qershorit. Çarja e murreve dhe rreziku që godina dy katëshe hiatorike paraqiti pas tërmetit, e bëri edhe më të domosdoshme ndërhyrjen për restaurimin e plotë të saj.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close