Advertisements

Shqipëri, ndaloje menjëherë Tregtinë e Skllevërve të Seksit


Nga Aurel Dasareti, USA

  Shqipëri, ndaloji menjëherë agjencitë që merren me trafikimin (prostitucionin) e paligjshëm të vajzave (viktimave) shqiptare, kodoshët e të cilave i “martojnë” me pleqtë e huaj. Ndaloje tregtinë e paligjshme ndërkufitare me qenie njerëzore, që në shumicën e rasteve, vetë etër shqipfolës ua kanë kurdisur vajzave të tyre duke i nxitur, mashtruar, kërcënuar, detyruar të “dashurohen”, të shiten dhe martohen me “dhëndurë” serb që kanë qëndisur plane të na poshtërojnë dhe zhdukin edhe në këtë mënyrë perfide.

***

Nuset” kësisoj shqiptare janë vetëm Skllevër Seksi të “dhëndurëve” serb.

Ato nuk janë “martuar” nga dashuria, por janë shitur nga kryefamiljarët dhe blerë nga padronët kundër vullnetit të tyre, sikur të kishin qenë sende. Pasi janë Skllevër Seksi, padroni i (keq)përdorën vetëm për “aktivitete humane” seksuale, për të lindur sa më shumë serb të vegjël për mos boshatisjen e fshatrave serbe…

***

Shqipëri, mos lejo që në Tokën Tënde të Shenjtë haptas të kryhen kësisoj krimesh kundërnjerëzore. Detyra jote është të mbrosh edhe bijat tua që rastësisht vijnë nga disa familje moralisht të shkatërruara, dhe që në shumicën e rasteve, pa vullnetin e tyre, bëhen viktimat e prindërve të pandërgjegjshëm dhe robëreshat e përjetshme të shfrytëzuesve të huaj. Arrestoji kodoshët e paturp e pacipë; ndërmjetësit e shkathët për krime antinjerëzore, që “dhëndurëve” të huaj u shesin “nuse” shqiptare. Arrestoji të gjithë që janë përfshirë në këtë Krim të Organizuar. Arrestoji myshterinjtë çetnik që të poshtërojnë para hundës, le të kalben në burg ashtu siç e meritojnë.

***

Kur një shtet joserioz (si ky i joni) lejon që nëpër qytetet e saj të ekzistojnë haptas firma (agjenci) të Seks-Skllevërve, ku bëhet shitblerja e vajzave të veta nga myshterinjtë e huaj, ndërkaq vendasit janë indiferentë ndaj këtij krimi që e njollos rëndë edhe krenarinë e tyre, ai shtet pushon së ekzistuari dhe kombi shuhet…

***

Rritja është një fazë e rëndësishme, por edhe e prekshme e jetës. Problemet në fillim të jetës mund të sjellin pasoja të mëdha për të ardhmen.

Zonat dhe lagjet që karakterizohen nga çrregullime publike, dehje dhe sjellje problematike gjithashtu kanë një rrezik më të lartë të krimit të mëtejshëm. Arsyeja për këtë është se këto kushte ndikojnë negativisht në kushtet e jetesës së popullatës dhe në të njëjtën kohë minojnë mekanizmat e rëndësishëm të kontrollit shoqëror midis njerëzve. Rezultati mund të jetë një rreth i lig.

Në një nivel individual, sjellja kriminale gjithashtu rrit rrezikun e veprave të mëtejshme në të ardhmen. Fëmijët dhe adoleshentët që rriten me prindër kriminalë kanë shumë më shumë gjasa të kryejnë vepra penale vetë. Rritja në një lagje me ngarkesë penale gjithashtu paraqet një faktor të rëndësishëm rreziku.

***

Qenie njerëzore shfrytëzohen për Tregti njerëzore:

Tregti njerëzore është kur, me anë të dhunës, kërcënimeve, shpërdorimit të situatave të pambrojtura ose sjelljeve të tjera të pahijshme, një person forcon, shfrytëzon apo josh një njeri për:

prostitucion ose përfitime të tjera seksuale

punë ose shërbime, të tilla si lypja, apo pagesa shumë të vogla

Shërbimi i luftës jashtë vendit

heqjen e organeve

Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim shumë i rëndë që godet viktimat përjetësisht, shumë rëndë.

Në të gjitha vendet e civilizuara (me përjashtim të Shqipërisë), Trafikimi i Qenieve Njerëzore është i ndaluar sipas Kodit Penal dhe në rastet më të buta dënohet minimum gjashtë vjet burg.

Një parashikim tjetër ndëshkues për ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore është: Ndalimi i Tregtisë së Skllevërve dhe Sjellja e Dikujt në Skllavëri. Dënimi: mbi 30 vjet burgim të pakusht…

***

Viktimat e trafikimit njerëzor:

Trafikimi i qenieve njerëzore mund të ndodhë brenda një vendi ose përtej kufijve. Në rrafshin ndërkombëtar, vlerësohet se mbi 20 milion njerëz i nënshtrohen trafikimit njerëzor çdo vit.

Viktimat tipike të trafikimit njerëzor jetojnë në shqetësime (varfëri, jetimore, përkujdesjeje për fëmijët, papunësi dhe të ngjashme). Ata vijnë nga vendet me një standard jetese të ulët dhe, për shembull, janë tunduar të ofrojnë punësim në vendet me një standard të lartë jetese.

Ndërsa kontrabanda me njerëz supozon se emigrantët kanë dhënë pëlqimin e tyre dhe kanë paguar për t’u kontrabanduar në mënyrë të paligjshme në një vend (shtet) tjetër, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore ose nuk janë pajtuar ose ata kanë dhënë pëlqimin vullnetarisht por në kushte false. Pra krimineli (trafikanti) i ka gënjyer/manipuluar me premtime false, që t`i shes, ”martoj” në Serbi…

Ndërsa kontrabanda përfundon me mbërritjen në vendin e caktuar (destinacion), trafikimi përfshin shfrytëzimin e vazhdueshëm, të paligjshëm të viktimës. Dhe ndryshe nga kontrabanda, trafikimi i qenieve njerëzore mund të bëhet brenda kufijve të një vendi.

Luftimi i trafikimit njerëzor:

Janë nënshkruar disa marrëveshje ndërkombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhe me protokollet e vitit 1947 dhe 1949 detyrat e caktuara për Lidhjen e Kombeve u transferuan në KB.

Trafikimi i qenieve njerëzore përfshin shkelje shumë serioze të të drejtave të njeriut, dhe vitet e fundit luftimi ka qenë një përparësi e lartë. Një numër në rritje i vendeve po vendos dënime të ashpra për trafikimin e qenieve njerëzore, dhe lufta është e rrënjosur gjithashtu në bashkëpunimin ndërkombëtar që po bëhet gjithnjë e më i afërt.

Plani i veprimit përmban masa për parandalimin e trafikimit, identifikimin e viktimave dhe ndjekjen penale të trafikantëve. Ndër masat është projekti: Çdo shtet i rruzullit tokësor, me përjashtim të Shqipërisë, ka Njësi Speciale Policore, e cila ndihmon viktimat që janë të ekspozuar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore…

***

Kuadri ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e trafikimit njerëzor:

Deklarata Botërore e 1948 për të Drejtat e Njeriut

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e vitit 1950, me protokolle shtesë

Konventa e Lidhjes së Kombeve për Skllavërinë e 1926 (Ndryshuar nga Protokolli i KB i vitit 1953)

Konventa shtesë e Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Skllavërisë, Tregtisë së Skllevërve dhe Kushteve dhe Praktikave në lidhje me Skllavërinë e 1956

Konventa e KB për krimin e organizuar ndërkufitar, me protokolle shtesë për të parandaluar, luftuar dhe ndëshkuar trafikimin e njerëzve, veçanërisht gra dhe fëmijë të 2000

Rekomandimi i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual i vitit 2001

***

PS: Kam tre fëmijë të vegjël, 2 djem dhe një vajzë së cilës në ditëlindjen e saj të gjashtë i shkrova:

Ditëlindja jote e ndriçoi botën sikur të ishte ngritur një tjetër diell!

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close