Advertisements

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe sërish reagojnë për rastin e Naser Shalës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se qëndrimi edhe më tutje në detyrë i kreut të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Naser Shala, minon besimin e qytetarëve në përzgjedhjen me meritë në procesin e punësimit.

Ambasadori amerikan ka theksuar përmes një postimi në Twitter, se veprimi i ndërshëm për të gjithë të pakualifikuarit është dorëheqja.

“I pakualifikuari Naseri Shala vazhdon të qëndrojë në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duke minuar besimin e qytetarëve në përzgjedhjen me meritë në procesin e punësimit. Është koha që partitë të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Kosnett.

Menjeherë pas ambasadorit Kosnett, ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, i cili ka thënë se Shala nuk duhej të ishte emëruar kurrë në atë pozitë.

“Jam plotësisht dakord. Ai është i pakualifikuar, i paaftë dhe nuk duhej të ishte emëruar kurrë në atë pozitë Qeveria Britanike ndihmoi në procesin dhe tregoi se kishte një kandidat të kualifikuar, por shumica e deputetëve në Kuvend, nga shumë parti, preferuan nepotizmin dhe favoret e ndërsjella në vend të një shërbimi publik të kualifikuar dhe të pavarur. Një fyerje për taksapaguesit britanikë: kjo është arsyeja pse unë dhashë dorëheqjen. Nuk është çudi që edhe SHBA-ja po humb durimin”, ka shkruar ambasadori O’Connell.

Në fillim të muajit mars, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe patën reaguar lidhur me emërimin nga Kuvendi i Kosovës, të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Pas këtij emërimi, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të kësaj agjencie, në shenjë pakënaqësie për emërimin e Shalës, duke e konsideruar se ai nuk i ka përmbushur kriteret dhe është shkelur memorandumi i bashkëpunimit që ka pasur ambasada me institucionet e Kosovës.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close