Advertisements

Si t’i “zbresim në tokë” fëmijët e lazdruar

Ndonjëherë, aq më shumë përpiqeni që fëmija të sillet mirë, aq më e keqe bëhet situata.

Por, në shumicën e këtyre rasteve, ka disa fraza të cilat mund të kryejnë punë të jashtëzakonshme për ta qetësuar fëmijën.

“Është në rregull të zemëroheni”

Emocionet nuk duhet të shtypen – as ato të këqijat.

Duke i thënë fëmijës “është në rregull të zemëroheni” ju ia bëni me dije se ndjenja e emocioneve është diçka e rëndësishme.

“Dukesh i mërzitur”

Ndonjëherë është e vështirë ta kuptoni se përse fëmija sillet keq sepse as vet nuk mund ta tregojë me fjalë.

Përderisa nuk mund të supozoni se si është duke u ndjerë fëmija, ju gjithmonë mund të provoni të sugjeroni se çfarë po ndjen.

“Oh, je rrëzuar dhe e ke lënduar gjurin…”

Në vend se ta shpërqendroni apo të provoni t’i minimizoni ndjenjat e dhimbjes duke thënë “Çohu. Mirë je”, më mirë është të solidarizoheni me ndjenjat e fëmijës.

“Mënyra si po ndihesh tani nuk do të zgjatë përgjithmonë. Ndjenjat e tanishme kalojnë dhe shumë shpejt do të ndihesh më mirë”

Në moment, emocionet mund të jenë aq të mëdha sa fëmija mendon se është fundi i botës. Por, duke ia rikujtuar se ndjenjat e këqija kalojnë, kjo gjë do t’i përmirësojë gjërat.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close