Advertisements

Sindikata e pavarur e aeroportit:”LiMAK” po i dënon punëtorët

Sindikata e pavarur e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre pasi që konsiderojnë se menaxhmenti i këtij aeroporti po u bënë padrejtësi.

Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi tha se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës” Adem Jashari” është shuar zëri sindikal.

Ai tha se ndonëse kërkesat e tyre u kanë dërguar menaxhmentit të LIMAK ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ndër kërkesat e tyre  ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro.

Avokati i rastit, Tomë Gashi, tregoi për kërcënimet që sipas tij menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës ia ka bërë kryetarit të sindikatës, Bashkim Latifi për të hequr dorë nga protesta e cila është paralajmëruar të mbahet me 8 gusht.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close