Advertisements

Skandaloze,aktorja turke mu në mes të Prishtinës në RTV 21 e konsideron Kosovën “provincë turke”!!!

Në kuadër të emisionit të tyre në RTV 21,”21 gradë” nën titrat !Ekskluzive…” kishin ftuar aktore turq nga serialet që po bëjnë kërdinë në trojet tona ,që për mua ishin emra të panjohur por kuptova se quheshin Semra dhe Kazim dhe se paskeshin luajtur në një serial “Lugina e ujqëve”.

Që në fillim moderatorja e emisionit Blerona … nuk arrinte të fshehë ngazëllimin e madh që kishte mysafirë të tillë të “mëdhenj” sipas saj,dhe pa një pa dy me ndihmën e përkthyesit pyet Semrën përafësrisht për përshtypjet.Në çka Semra pos tjerash i thotë se të gjitha i kishin pëlqye si njerëzit si kultura ….sa Kosovën e konsideronte si “një provincë turke”!!!

Tani kjo mund të i duket dikujt si e tepërt por s’po rreshtin turqit ta konsiderojnë Kosovën si “të tyren”,mjafton ti kujtojmë edhe fjalët e presidentit të tyre kur thoshte “…Kosova është Turqi…”

Në të vërtetë ishte një gafë rasti,apo një thënie e qëllimshme për shkak se vet shqiptarët nuk po mundohen të tregohen mikpritës normal,por po na duket sikur po iu vie keq që nuk janë edhe vet turq!!Dhe sikur kjo po i bën turqit të ndjehen në Kosovë mu sikur në ndonjë “provincë turke”!!Skandaloze!!

//Xh.Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close