Advertisements

Telefonat mobil kanë një efekt të keq në shëndetin mendor të fëmijës tuaj

Është shkruar e folur mjaft për ndikimin e telefonave mobil të gjeneratës së smartfonëve tek njeriu ,posaqerisht tek fëmijët sidomos ndikimi i yre në zhvillimin ental të fëmijëve.

Ju kur ia keni blerë atë ,e keni menduar si një gjest nga dëshira e mirë për ti bërë mirë,por ju nuk i keni bërë një shërbim të mirë kur kemi të bëjmë me shëndetin mental të tij.

Përdorimi i telefonave celular prek adoleshentët shumë negativisht, siç dëshmohet nga fakti se përdorimi i përditshëm i mediave sociale për vetëm tre herë në ditë është i rrezikshëm për shëndetin mendor të adoleshentëve.

Shkencëtarët vëzhguan 13,000 adoleshentë nga më shumë se 1.000 shkolla në Angli. Rreth 28 përqind e vajzave që përdorën rrjete sociale ishin më të shqetësuar se të tjerët. Djemtë preken gjithashtu nga shfletimi nëpër rrjete sociale, por dukshëm më pak se vajzat.

Kalimi i orëve në rrjetet sociale i bën vajzat më të ekspozuara ndaj sulmeve në internet, humbjen e gjumit dhe zvogëlimin e aktivitetit të tyre fizik.

Rrjetet sociale nuk janë vetvetiu fajtore për çrregullimet, por përdorimi i shpeshtë mund të ketë ndikim në shëndetin mendor të vajzave. WhatsApp dhe Snapchat janë më të përdorurit.

Adoleshentët jo vetëm që pësojnë ankth, por edhe de-përqendrim, trishtim, mungesë gjumi, shkruan Daily Mail. Përdorimi i rrjeteve sociale pësoi një zgjerim midis 2013 dhe 2015. Përqindja e njerëzve që përdorin rrjete sociale po rritet vazhdimisht e me këtë edhe shqetsimi ,sidomos i prindëvr për fëmijët.

/Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close