Advertisements

TEMPULLI ILIR I ZOTIT TE LUFTES ,I GJETUR NE MALIN E ZI

Sipas thefirstnews, arkeologët polakë kanë zbuluar një tempull kushtuar Zotit ilir të Luftës në atë që tani është Mali i Zi.

Tempulli u gjet nga një ekip i Qendrës për Kërkime të Universitetit të Varshavës për Antikitetin e Evropës Jug-Lindore, i cili ka gërmuar në disa vendndodhje përgjatë Bregut të Adriatikut dhe pranë Detit të Zi, përfshirë dhe Deltën e Danubit.

Në Gjirin e Kotorrit, Mali i Zi, ekipi u interesua për vendbanimin e Rhizonit, i cili u përmend për herë të parë në Shekullin 4 para Krishtit. Rhizoni ishte fillimisht Ilir sipas një referencë për fiset që pushtuan pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik në antikitetin klasik. Më vonë, ai u bë një qytet romak. Duke punuar atje verën e kaluar, arkeologët hipotezuan se Rhizon dikur kishte një faltore – mbase ajo e Medaurit, një perëndi mbrojtëse e adhuruar nga ilirët. Teoria e tyre u konfirmua këtë vit, kur ata gërmuan mbishkrimin e parë grek të ruajtur plotësisht në Rhizon.

“Përmend një njeri i quajtur Aristokles i cili u përshkrua si ruajtesi i tempullit të Medaurit”, tha profesori Piotr Dyczek nga Qendra për Kërkime mbi Antikitetin e Evropës Juglindore. Burri ishte gjithashtu kreu i policisë lokale, shtoi ai. Eshtë interesante që emrat në mbishkrim ishin të gjithë grekë, e jo ilirë. Dyczek vëren se termat grekë të përdorur për të përshkruar rolet e tyre sugjerojnë që në një moment Rhizon kishte statusin e një polis, fjalës greke për qytet.

“Kjo lloj policie lokale ishte gjithmonë e lidhur me këtë formë të organizimit të vendbanimeve,” shpjegoi ai. Sipas arkeologëve, tempulli funksiononte që nga fillimi i Shekullit të III para Krishtit, mbase deri në Shekullin 4 pas Krishtit.

“Meqenëse tempuj të tjerë kushtuar hyjnive ilire nuk janë zbuluar ende, zbulimi ka një karakter unik dhe dëshmon se të paktën disa prej tyre janë ndërtuar sipas modeleve klasike,” theksoi Dyczek.

Fillimisht publikuar në :Gjurmë Historike

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close