Advertisements

Tomor Morina është liruar pasditen e 14 gushtit

Ky vendim është marrë sepse Serbia nuk i ka plotësuar kërkesat juridike për ekstradimin e tij, me akuzën për krim ndaj njerëzimit në luftën e vitit 1998.

Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina për më shumë se dy javë u mbajt në paraburgim në Maqedoni, pas ndalimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, me kërkesë të Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Më herët avokati i tij mbrojtës, Naser Raufi ka thënë se është çështje orësh lirimi i Morinës nga burgu dhe tani pritet që vendimin për lirimin e tij Ministria e Drejtësisë ta çojë tek burgu “Shkupi”.

“Jam këtu tek dyert e burgut duke e pritur të del” tha Raufi për Telegrafi Maqedoni.

Morinës i hiqet masa e paraburgimit, ndërsa Gjykata Penale e Shkupit i caktoi masë kujdesi.

Më herët brenda ditës, Gjykata e Lartë vërtetoi vendimin e gjykatës për mos ekstradim të Morinës. Më herët, Maqedonia ka ndaluar edhe Gafur Dugollin për të njëjtën arsye, me kërkesë të Serbisë për krim ndaj njerëzimit.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close