Advertisements

Veprimet që tregojnë se ndjeheni të vetmuar

Krahas depresionit i cili është një nga rreziqet e vetmisë, ka disa shenja të tjera të cilat tregojnë se ju jeni në “fazën e vetmisë”. Për secilën nga këto shenja, psikologët dhe personat e tjerë të cilët kanë kaluar situate të tilla, japin edhe këshilla për ta kapërcyer sa më shpejt këtë gjendje.

Jeni gjithmonë të uritur

Shumica e njerëzve hanë shumë kur kanë probleme ose janë në ankth. Zakonisht ata hanë gjëra të ëmbla ose pica. Kjo është diçka të cilën ata nuk mund ta kontrollojnë dhe i bën të ndihen më mirë për një periudhë të shkurtër kohore. E keqja është që ndjenja e urisë sa vjen e thellohet.

Në nënvetëdijen e tyre, ata janë duke provuar diçka që jua bën jetën të duket e lehtë duke ngrënë diçka të shijshme. Dhe në atë moment, trupi e prodhon hormonin e urisë – grelinin, përcjell Vizion Plus.

Shkencëtarët kanë kryer një studim për të analizuar lidhjen mes hormonit të urisë dhe vetmisë. Ata kanë zbuluar se njerëzit që e konsiderojnë veten të vetmuar kanë një rritje të prodhimit të grelinit në gjak – pra hanë më shumë.

Shpenzoni shumë kohë duke bërë blerje në internet

Një studim ka treguar se njerëzit që janë në këtë gjendje shpeshherë duan të blejnë diçka. Zakonisht janë të përqendruar në gjëra materiale për ta mbushur zbrazëtinë që ndjenjë.

Nuk keni ëndrra dhe nuk mund të ndiheni të lumtur për tjerët

Vetmia afatgjatë shpeshherë mund të shoqërohet me një gjendje depresive. Njerëzit thjesht nuk ndihen më të lumtur. Ata duhet të bëjnë çdo gjë për të dalë nga kjo gjendje. Personat që kanë kaluar këtë situatë, rekomandojnë të mësoni të ndiheni të lumtur për njerëzit e tjerë, gjë e cila pastaj ju lumturon edhe juve.

Ndiheni të panevojshëm

Ndjeheni të pashpresë, nuk e dini përse jeni gjallë, ndiheni të panevojshëm. Nëse jeni duke përjetuar diçka të tillë, atëherë përpiquni të telefoni ndonjë mik të vjetër.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close