Advertisements

Vjosa Osmani e angazhuar që LDK të jetë e bashkuar

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, ka deklaruar sot se është e angazhuar që subjekti partiak që ajo përfaqëson të jenë të bashkuar.

Osmani ka thënë se LDK ka nevojë për stabilitet dhe pas këtij kuvendi duhet të ketë ndryshime statusore pasi është e nevojshme një frymë më demokratike, njofton Klan Kosova.

”Unë pres që sot të jetë një ditë e qetë, sepse fati i Kosovës është më i rëndësishëm se fati i secilit prej neve, sidomos këshilli i përgjithshëm të marrin për bazë zërin e qytetarëve dhe do të kujdesen që zëri të atribuohet sa më shumë”.

”Të gjithë duhet t’i kthehemi anëtarësisë. Besoj që deklarata ime e sqaroj qëndrimin tim, përpjekjet e mia do të jenë drejt bashkimit dhe unifikimit sepse s’kam ndërmend tua bëjë qejfin atyre që po duan të bëhemi copë mes vete”.

”Vendimet sa i përket qeverisë së ardhshme do të merren pas zgjedhjes së strukturave të LDK-së”.

”Partia ka nevojë për stabilitet dhe të shohim. Kryesia ka të drejtë që të propozojë kandidat, është praktikë normale jo vetëm në LDK por edhe në partitë tjera të qendrës së djathtë”.

”Pas këtij kuvendi duhet të fillojmë me ndryshime statutare, që në mënyrë të lejohet nga statuti një frymë më demokratike”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close