Advertisements

Vuçiq pas takimit me sekretarin ,Pompeo:”Morem mbështetjen amerikane për heqjen e taksës she vazhdimin e dialogut”

Mediat beogradase njoftojnë se pas mbarimit të takimit të sontëm të residentit serb Aleksander Vuçiq me sekretarin amerikan Mike Pompeo ,Vuçiq ka postuar në instagram impresionet nga ky takim duke shkruar se sipas tij:serbia mund të llogaris në përkrahjen amerikane sa i përket heqjes së taksës dhe vazhdimin e dialogut”.

“Ne për një kohë të gjatë kemi biseduar për gjithçka . Ai dëshironte të dëgjonte se çfarë mendon para së gjithash Serbia për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Më duket se unë kam shprehur pozicionin e Serbisë në mënyrën më të shkurtër dhe më të thjeshtë”, ka shkruar presidenti i Serbisë në Instagram.

Ai i kërkoi administratës amerikane që të përpiqet, , të ushtrojë një ndikim edhe më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksën që ata vendosën për Serbinë një vit më parë,shkruajnë mediat serbe.

“Nuk ka dyshim në këtë drejtim se ne kemi mbështetje amerikane, sepse ata, ashtu si ne, mendojnë se është e rëndësishme të vazhdojmë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, përfundoi Vuçiq.

Kjo ishte nga ana serbe ,ndërsa pritet edhe prononcimi i State Departmentit në lidhje me takimin e Pompeos me Vuçiqin në New York.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close