Advertisements

Xhabir Hamiti>Kjo eshte masakër e shtazëve e jo kurban. 

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar sot ndaj mënyrës së therjes së kafshëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se këto janë ‘masakra të kafshëve dhe jo kurban’.

Ai përmes një postimi në Facebook kërkon që pamje të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.

“Kjo eshte masakër e shtazëve e jo kurban.
Pamje e turpëshme dhe larg çdo etike njerezore humane dhe fetare!
Ishalla nuk perseriten pamje te tilla ne te ardhmen!
Kurbani meriton tretman me te dinjitetshem. Pjeset e tij duhet te varrosen ne toke, e jo te hudhen qosheve e skajeve te rruges e ne kontenjera siç po ndodhe!”, ka shkruar prof. Hamiti, i cili ia ka bashkëngjitur një foto të një vendi joadekuat ku është bërë therja e kafshëve për festën e Kurban Bajramit.

Ndryshe, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Kosovës ditë më parë ka ftuar qytetarët që kurbanet e prera të jenë në pajtim me ligjet e aplikueshme në vend, duke kryer këtë veprimtari vetëm në thertoret e licencuara.

Pavarësisht kësaj, therja e kurbaneve në vende joadekuate dhe johigjienike vazhduan të ndodhin në masë të madhe.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close