Advertisements

Zv/kryeministri i Maqedonisë Veriore Osmani:Nuk ka asnjë shans teorik që Morina të ekstradohet në Serbi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore Bujar Osmani tha sonte se “nuk ka asnjë shans teorike” të dorëzimit të ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi.
Osmani theksoi gjithashtu se ai pret që një vendim i tillë të merret qysh ditën e hënë.

Osmani, tha për mediat lokale se ai do të respektonte vendimin e gjykates e cila nuk e lejoi atë të vizitonte Morinën në kujdestarinë e ekstradimit në Shkup, por që ai gjeti një mënyrë për ta njoftuar se po bënte çmos që të mos ekstradohej në Serbi.

“Unë kam gjetur një mënyrë për t’i dërguar një mesazh z. Morina se ne kemi aktivizuar të gjithë mekanizmat e brendshëm për të sqaruar situatën dhe për të marrë një vendim pozitiv sa më shpejt, si dhe për të garantuar që nuk ka asnjë shans teorik që ai të ekstradohet në Serbi”, tha Osmani.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore gjithashtu i tha Tomor Morinës se ai “ishte angazhuar për t’u liruar nga paraburgimi deri në përfundimin e procedurave në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë Veriore dhe derisa të merrej një vendim që ai të mos ekstradohej”.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close