Në Kishën e Shën e Premtes në Balldren zbulohet një portret afresku i rrallë

Pas kërkimeve në kapelën mesjetare të Kishës së Shën e Premtes në Balldren, grupi i punës që merret me kërkimin dhe restaurimin e kësaj kishe ka zbuluar një portret, një afresku brenda mureve të saj.

Njoftimin e bën Artan Shkreli, i cili shkruan për një “një portret vërtetë të jashtëzakonshëm që ka dalë në dritë në kishën romanike të Balldrenit (Baladrin)”.

“Në fakt, zbulimi i pjesës më të madhe të afreskëve i takon disa viteve më parë, por asnjëherë ato nuk janë evidentuar qartë dhe me sistem, gjë e cila po del në pah tani gjatë punimeve të shpëtimit për kishën”, shton ai. “Gjithashtu është zbuluar që një pjesë e mureve të nefit kryesor është me afresk, gjë që më parë nuk dihej”.

Kisha e Shën e Premtes ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike e shënojnë fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut (Kelmendit).

Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të. Planimetria e saj është e thjeshtë, një nefëshe në formë drejtkëndore me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë. Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qënë e përbërë në dy anijata dhe dy apsida.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close