Presidenti çek ,Zeman kërkon nga Beogradi ç’njohjen e Kosovës!Reagon qeveria e vendit të tij:Ti ke rol ceremonial,kush të pyet ty

Presidenti Çek ,Milosh Zeman i cili po qendron në Serbi për vizitë ka deklaruar se e “do Serbinë,por jo edhe Kosovën”,ai ka shkuar edhe më larg duke thënë se ka mundësi të inicojë “tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ky vend”

Dihet se presidenti në Çeki ka rol vetëm protokaolar dhe se rolin e qeversjes faktike të vendit e ka Qeveria dhe organet tjera të këtij vendi.Prandaj edhe reagimet nga ana e qeveritarëve të këtij vendi në lidhje me deklarimet e pamatura të presidentit çek Zeman i cili njihet edhe si një pijanec si dh shëndet lig,janë në koherencë me vendimin për njohjen e kosovës.

Ministri çek i punëve të jashtme Tomash Petshiçek ka deklaruar se nuk sheh ndonjë arsye për çka Çekia do ta tërhiqte njohjen e Kosovës.

“Megjithëse nuk shoh ndonjë arsye për një debat të tillë në këtë kohë, sepse situata në Ballkan nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike, se kam problem të diskutoj mendimin e tij me presidnetin.çekia mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor ,edhe Serbinë në udhën drejt Bashkimit Europian.Kosovën më 2008 e kemi njohur de jure dhe është në interes të sigurisë sonë dhe transparencës së politikës sonë të jashtme që ne të mos ndryshojmë asgjë atje “, tha Petshiçek për gazetën eke Pravo.

Ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Çek Radek Vondracek duke reaguar në deklaratën e Zemanit në Beograd tha se Presidenti Zeman kishte prezantuar vetëm mendimin e tij të cilin e ka për një kohë të gjatë dhe e kuptoi atë, por që Republika Çeke së pari do të duhej të mbështesë dialogun dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe mbi këtë duhet Zyrtarët çekë të flasin për një muaj për atë që përmendi Zeman në Beograd.

“Tërheqja e njohjes është çështje për secilin shtet sovran, siç është njohja. Por unë nuk mendoj se kjo do të lëvizte ose zgjidhte pozitivisht situatën në Kosovë,” tha kryetari i Dhomës qeverisëse të ANO, Radek Vondracek.

Kryetari i dhomës së sipërme të Senatit, Jaroslav Kubera, tha sot se do të ishte një debat për asgjë, sepse Presidenti Zeman e deklaroi këtë vetëm sa për t’iu pëlqyer serbëve dhe se nuk ka asnjëfarë lloj fuqie të bënte diçka në lidhje me të.

Kreu i shtetit ka thjesht një rol ceremonial dhe se ai nuk pyetet për politikën e jashtme, por qeveria ia kujtoi edhe Ministri i Brendshëm ,çek, Jan Hamacek, i cili shoqëron Presidentin Zeman në Beograd.

“Qëndrimi i presidentit ndaj Kosovës është i njohur prej kohësh. Politika e jashtme është përgjegjësi e qeverisë. për njohjen ;ka vendosur qeveria e Mirek Topolanek . Çfardo hapi tjetër është përsëri përgjegjësi e qeverisë,” tha Hamacek.

Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close