Ultimate magazine theme for WordPress.

Sistemi europian i navigimit satelitor, Galileo arrin në një miliard përdorues

ATSH-ANSA/ – Sistemi europian i navigimit satelitor, Galileo, ka arritur në një miliard përdorues të lidhur me smartfonë në mbarë botën.

Qëllimi, i njoftuar nga Komisioni i BE-së, vjen pikërisht në ditën kur agjencia europiane për Sistemet e Navigimit Satelitor (GSA), një partner kryesor në menaxhimin e Galileo, feston 15 vitet e veprimtarisë së saj.

Audienca e një miliard përdoruesve të Galileo bazohet në numrin e telefonave inteligjentë të shitur në botë që përdorin sistemin satelitor europian, por numri aktual i përdoruesve është më i lartë.

Aktiv që prej vitit 2016, Galileo garanton shërbime themelore për transportin dhe sigurinë.

Në Europë, të gjitha modelet e reja të automjeteve janë të pajisura me sistemin eCall, i cili përdor Galileo për të komunikuar pozicionin e automjetit në shërbimet e urgjencës./   /os/ a.jor.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close