Advertisements

A është Marin Barleti me origjinë nga Berdheti mesjetar i Pukës?

Autor Jaho Brahaj*.

Berdheti është fshat i lashtë i Pukës dhe përmendet dhjetra herë që nga mesjeta, në dokumente dhe relacione, vit pas viti e shekull pas shekulli.
Berdheti dikur kishte një shtrirje shumë më të gjërë sesa sot, çka më vonë pjesa dërmuese e tij u quajt Kryezi ku dhe kemi fshatin e sotëm të Kryeziut, e Berdheti pak më lart Kryeziut.

Berdheti ka luajtur një rol kyç historikisht për krahinën e Pukës dhe më gjërë, pasi nga Berdheti kalonte edhe rruga që të lidhte me Kosovën e më tej.

Kjo rrugë është bllokuar me mijëra herë nga dukagjinasit (populli pukas) siç edhe shprehet Frang Bardhi, Nopcsa, etj.
Këtu u zihej pritë osmanëve dhe i luftonin, vrisnin, u merrnin armët, veglat e kuajt, detyrimisht duke zbrapsur pjesën e mbetur.

• Marin Barleti.

Nje dëshmi e dashurisë dhe etjes për arsim të banorëve të Kryeziut të Pukës është edhe fakti, që bijë të këtij fshati, kur ju është dhënë mundësia e shkollimit në qendra e qytete ku u vendosen familjarisht nga lëvizje të detyruara nga shkaqe të ndryshme, ata kanë shkëlqyer në mësime, duke dhënë një kontribut edhe në kulturë, albanologji, jetën shoqërore e krijimtarinë letrare etj.
Në këtë radhë spikasin Sh. Gjeçov-Kryeziu, Ndre dhe Lazer Mjeda të cilët njihen me origjinë nga Kryeziu.

Këtu po sjellim mendimin e shfaqur në qarqet shkencore të albanologjisë për figurën më të ndritur të humanizmit për kombin tonë në shek. XV: Marin Barletin.

Përkthyesi i veprës Historia e Skenderbeut, Stefan Prifti e lidh mbiemrin e Barletit me emrin që mbante fshati jonë deri në fillim të viteve 1700. Ja si shkruan ai: “Le të shtrojmë këtu, se në viset veriore të Shqipërisë, Pukë ndodhet sot edhe toponimi “Bardheti” dhe kjo na bën të mendojmë, se mundet të mbrohet me të drejtë shqiptimi Barleti dhe jo Barleci (1).

Këtë problem e merr në shqyrtim edhe Eqrem Çabej: “Emri rrjedh nga Bardheci, me ndërrimin e ditur “dh” në “ll” (2).
Në botimin e Gjeanologjisë së tyre Engjëllorët e Drishtit në vitin 1555 mbiemërin e autorit në fjalë e shkruajnë “Barleta” (3), kur dimë se nuk mundet të shkruhet Bardheta (3), sepse as latinishtja dhe as italishtja nuk e ka germën “dh”.

Në një studim kritik të Dh. Shuteriqit mbi kombësinë joshqiptare, që i japin M. Barletit disa studiues të huaj, pohon: “Barleci shpjegohet me trajtën dialektore – këtu shkodrane – Barleci për Bardheci” (4).

Këtu po shkëputem nga kjo çeshtje, sepse nuk kemi argumente e të dhëna të tjera për origjinën familjare të Barletit nga fshati Bardheti i Kryeziut të Pukës, por duhet të vlerësohen të dhënat e fakteve të botuara nga këta studiues me peshë në letrat shqipe në pritje të ndriçimit me dokumente të tjerë.

1). Stefan Prifti nij parathenien e veprës “Historia e Skenderbeut”, Tiranë, 1967, f. 10.
2). Eqrem Çabej, Studime etimologjike nij fushën e shqipes,vëllimi II (A-B), Tiranë 1976, f. 169.
3). A. Angelus-Genalogia, botuar nij Romë në vitin 1555.
4). Dhimitër Shuteriqi mbi jetën e Barletit.

Shenim: Marrë nga kumtesa e përgatitur nga J. Brahaj me rastin e perkujtimit te pervjetorit te Shkollës së parë në Kryezi. Publikuar se pari ne Puka me 30 nentor 2001.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close