Advertisements

Analistët amerikan:Patrullimi i policëve kinez nëpër udhët e Serbisë,është “Thikë pas shpine” Shteteve të Bashkuara ?!

Ishte i çuditshëm lajmi i sotëm në media ku thuhej se oficer policie nga Kina po patrullojnë udhët e Beogradit s’bashku me kolegët e tyre nga Serbia.Dhe me sa duket nuk është kjo një gjë e thjeshtë “bashkëpunimi” në mes të dy policive.
Kjo ngjarje ka ngjallur jo pak reagime si në Serbi e fqinjësi ,por edhe tek analistët amerikan.

Analisti Amerikane Kurt Basiner,nga organizata ndërkombëtare Këshilli i Politikave për Demokratizimin, i tha Zërit të Amerikës se nuk sheh ndonjë përfitim apo qëllim konkret në formimin e patrullave të përbashkëta midis policisë serbe dhe asaj kineze, ose këtij lloj bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kinës.

Ai shtoi se nuk ishte e qartë saktësisht se çfarë sinjali donin të dërgonin autoritetet serbe duke formuar këto patrulla të përbashkëta.
Basiner thotë se i duket “plotësisht surrealiste” dhe kujton se Serbia është një kandidat për anëtarësim në BE, që përfaqëson një komunitet të shteteve demokratike, ndërsa Kina, thotë ai, nuk i përket këtij grupi.

Basiner ka shtuar se ideja që oficerët e policisë kineze janë atje për të lehtësuar qëndrimin e turistëve kinezë nuk duket bindëse, pasi ai thotë se ai kurrë nuk ka dëgjuar që turistët kinezë të mos jenë në gjendje të gjinden.

I pyetur nëse ekziston një lidhje midis patrullimeve të përbashkëta dhe sistemit kinez të mbikëqyrjes të vendosur në Serbi, Basiner thotë se do të ishte “jashtëzakonisht e pazakontë nëse të dy gjëra nuk do të ishin të lidhura”, duke shtuar se ata kanë bashkëpunuar për të paktën katër vjet në sektorin e mbikëqyrjes, shtoi ai. se dispozitat e marrëveshjes sipas së cilës oficerët e policisë kineze do të banojnë dhe punojnë në Serbi janë të panjohura, dhe është e diskutueshme “si Kina përdor teknologjinë për qëllime të mbikqyrjes”
Çka është kjo,edhe një dëshmi e kthyerjes totale të Serbisë me sy nga lindja apo edhe një lloj mjeti shantazhi për perëndimin?!!

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close