Advertisements

Angela Merkel – kancelarja e zbutur

Realiteti i qeverisjes së Angela Merkelit nuk shkon me pretendimin që ka Gjermania për veten. Fjalimi i kancelares në Bundestag tregoi, se koalicioni nuk do t’i mbajë dot premtimet që bëri Merkel në politikën e jashtme.

Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëpër temat e mëdha të politikës botërore gjatë fjalimit në debatin e përgjithshëm në Bundestag (11.09). Për 15 minuta me radhë ajo u pa të ngjitej ngadalë në luaneshën e politikës globale, por pas disa ngecjeve në përshkrimet e realitetit gjerman u mblodh në fund si një mace në tabanin e fakteve.

Çfarë mund të realizojë ende ky koalicion?

Edhe pse Merkel, “liderja e botës së lirë”, në çështjet e mëdha si marrëdhëniet transatlantike dhe përgjegjësinë e Gjermanisë për multilateralizmin përpiqet të tregojë, “se cilat janë pritshmëritë ndaj nesh”, ajo vetë e di, se këto nuk ka për t’i realizuar dot një koalicion me socialdemokratët në krizë të vazhdueshme. Sepse jo vetëm tema e njohur, arritja e 2% të shpenzimeve të buxhetit për NATO-n, mbetet një temë e pa kompromis për socialdemokratët, pavarësisht, se sa e dëmton kjo marrëdhënien me qeverinë e Trumpit.

Nëse Merkel paralajmëron, se Europa në zgjidhjen e konflikteve në botë duhet “të lerë gjurmët e saj”, madje të “bëhet më prezente” në Siri, Partia Socialdemokrate përgjigjet me armën parimore. Sepse pikërisht tek tema e Sirisë luhet edhe një dramë e madhe e koalicionit, krahas luftës kundër IS-it. Pas dyerve të mbyllura debatohet fort, nëse do të vazhdohet mandati gjerman për avionët zbulues gjermanë kundër IS-it, mandat që përfundon në fund të tetorit. Të qenurit “prezent” ka pamje tjetër.

Shumë kurajoz madje të duket njoftimi i Merkelit, se Gjermania “do të japë kontributin e saj” që Libia të mos kthehet në një Siri të dytë. Prej vitesh Gjermania druhej të konfrontohej me Italinë dhe Francën, dy lojtarët kryesorë me përplasje interesash aty. Por tani, kur qeveria e përkohshme libiane, e mbështetur nga OKB rrezikon të zhytet plotësisht në kaos, Merkel paralajmëron nga një tjetër “luftë përfaqësuese”, dhe e shikon si “detyrën tonë” të pengohet pikërisht kjo. Por vështirë të përfytyrohet, se cilat vepra konkrete do të ndjekin këto fjalë me partnerin e saj të koalicionit.

Gjermania ngec tek teknologjia

Pas SPD-së, kancelarja nuk mund të fshihej më, kur erdhi fjala tek një problem tjetër: Gjermania nuk është në nivelin e kohës për sa i përket teknologjisë. “Këtë duhet ta pranojmë”, tha Merkel gati me zë të ulët duke pasur parasysh Kinën. Për të shtuar më tej, që mbrojtja e klimës dhe digjitalizimi janë çështjet kardinale që do të vendosin për mirëqenien e Gjermanisë në të ardhmen. Por këto tema, Merkel i kishte cekur që në fillim të mandatit të parë si kancelare – para 14 vjetësh. Me sa duket shumë punë kanë mbetur pa u bërë. “Për momentin nuk është problemi tek mungesa e parave”, sipas Merkel. Gjermania ka problem me kapacitete planifikuese.

Pra, para të taksapaguesve ka boll në zyrat e financave gjermane. Që megjithatë nuk bëhet shumë, kjo ka arsye të tjera. Ashtu si edhe për disa nga ambiciet e rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme – ato do të mbeten të parealizuara në muajt e mbetur të qeverisjes së koalicionit të madh.//dw

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close