Advertisements

Bekim BERISHA , “Ramboja” shqiptar i Luftës së Gjirit Persik

Me pseudonimin ABE-ja, ai njihet si krijuesi i shkollës së parë ushtarake në Kosovë. U lind në Shkozet-Grabovc të Pejës, më 15 qershor 1967. Shkollën e mesme e kreu në Pejë, ndërsa studimet e larta për inxhinieri mekanike në Kroaci. Është aktivizuar me policinë ndërkombëtare në luftën kundër krimit në Nikaragua, Panama dhe Kolumbi.

U angazhua në ushtrinë amerikane në Luftën e Gjirit Persik, në përbërje të trupave komando në prapavijat e ushtrisë irakene. Gjatë Luftës Serbo-Kroate arriti në detyrën e komandantit të regjimentit të këmbësorisë. Me këtë njësi zhvilloi një sërë luftimesh të suksesshme kundër ushtrisë serbe. Falë aftësive të shkëlqyera drejtuese, e nxjerr regjimentin e tij nga rrethimi i një divizioni serb pa asnjë ushtar të vrarë, qoftë dhe të plagosur. Ky është një rast i rrallë në historinë e ushtrisë kroate. Për këto merita ai u gradua gjeneral. Mori pjesë në fillesat e para të Lidhjes Popullore të Kosovës. Me të filluar Lufta Çlirimtare në Kosovë, në mars 1998 hyn në territorin e saj.

Mbante pseudonimin ABEJA. Krahas veprimtarive të shumta luftarake, në këtë vit ngre shkollën e parë ushtarake shqiptare në Kosovë (Likoshan të Drenicës). Gjatë luftimeve në Rekën e Keqe (mbrojtjen e Junikut), duke u kthyer nga Shqipëria me armatime të shumta për në Drenicë, u vra më 16 gusht 1998 nga ushtria serbe. Me rënien e tij, Parlamenti kroat shpalli tri ditë zie kombëtare, ndërsa ish-sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dik Çenei, ato ditë i propozoi Kongresit Amerikan për një minutë heshtje në nderim të gjeneral Bekim Berishës.

/P:F.J

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close