Advertisements

Grupi i Vishegradi: BE të hapë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

ATSH-MIA/ – Kryeministrat e shteteve të Grupit të Vishegradit në takimin e sotëm në Pragë me kryetarët e qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor, miratuan Deklaratën e grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor.

Liderët e grupit të Vishegradit konfirmuan me anë të kësaj deklarate mbështetjen për inkuadrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe bindjen se bashkimi i Europës  nuk do të jetë i plotë pa inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në tekstin e Deklaratës theksohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Europian është vegël e rëndësishme me vlerë të paçmueshme për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor; prej atje, ekzistenca e një politike të besueshme për zgjerim paraqet strategji të investimit për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian.

Në këtë dokument të grupit të Vishegradit  përmendet se inkuadrimi  është dhe do të mbetet proces i themeluar në merita dhe i cili tërësisht varet nga përparimi i arritur objektiv.

Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se fillimi i bisedimeve në tetor të vitit 2019 jo vetëm që do t’u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fokusohen edhe më shumë në reformat e duhura, por do të shërbejë edhe si nxitje e rëndësishme për tërë rajonin dhe garanci se BE do të vazhdojë të ketë rol udhëheqës në transformimin pozitiv të rajonit.

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, në deklaratë shprehin pritshmërinë në përputhshmëri me Strategjinë e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor të shkurtit të vitit 2018, se bisedimet aderuese me Serbinë dhe Malin e Zi do të përshpejtohen gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit në përputhje me avancimin e arritur nga të dyja shtetet, si dhe se proceset reformuese në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë në periudhën e mëtejshme do t’i përforcojnë mundësitë për anëtarësimin e rajonit në BE.

Në deklaratën e Pragës përsëritet mbështetja për shtetet partnere  të Ballkanit Perëndimor në gatishmërinë e tyre të stabilitetit në rajon, përforcimi i qeverisjes të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimi i rezistencës ndaj kërcënimeve hibride, ballafaqimi me radikalizimin dhe kontrollin e migrimit.

Vendet anëtare të Vishegradit në Deklaratë theksojnë se e kanë parasysh rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor në përforcimin e diversifikimit të burimeve të energjisë në Bashkimin Europian përmes Korridorit Jugor dhe e shprehën gatishmërinë e tyre për përmirësim të bashkëpunimit  mes shteteve nga Grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close