Advertisements

Kapedan Marko Boçari : Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të vitit 1821, Noti Boçari. Babai i Markos, Kiço Boçari u martua tri herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lenën, Marien, Anastasin dhe Markon.

Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rëndësishëm të revolucionit grek të vitit 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin. Markoja bashkë me Odise Andrueon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë. Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqve dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.

Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotet shqiptarë që të dilnin nga gjendja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një të ardhme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. ”Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij, Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”. Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vetë Marko Boçari.

Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin ”Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanitases së thjeshët” Fjalorin e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Bocari (1754-1813), xhaxhait Noti Bocari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza. Fjalori u botua në vitin 1809.

Suli – histori

Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut. Mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit, rreth 200 luftëtarë arvanitë (shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavellasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.

Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptarë ortodoksë çamë, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, ku krijuan fshatra të rinj me emra shqiptarë. Anglezi V.M. Lik thotë se ”suliotet janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”. Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan se ”suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”. Një pjesë e popullatës së Sulit pasi iu nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.

Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës se Sulit për t’iu shpëtuar ndjekjeve nga turqit morën drejtimin për në malin e shenjtë të Tomorrit, duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardzezë, Sulki, Dushk, Kushov, Janë, Tunjë etj.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close