Advertisements

Komandanti i FSK-së ,Rama pjesë e panairit të Industrisë ushtarake në Londër

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të organizatorit të Panairit të Industrisë Ushtarake (DSEI), nga data 09-12 shtator 2019, qëndroi për vizitë zyrtare në Londër.

Panairi i industrisë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar konsiderohet si njëri ndër panairet më të mëdha në botë.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në kuadër të këtij panairi, ka mbajtur takime edhe me zëvendëskomandantin e Komandës së Asistencës të Sigurisë të Ushtrisë Amerikane, Robert Moore, ku së bashku kanë biseduar për shumë çështje të rëndësishme për FSK-në, si për procesin e tranzicionit, planet për ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të reja mbrojtëse, si dhe për mbështetjen që Komanda e Asistencës së Sigurisë e Ushtrisë Amerikane do të mundë  të ofrojë në të ardhmen për FSK-në.

Po ashtu, gjeneral Rama është takuar edhe me gjeneral major Chris Tickel, drejtor i Aftësive në kuadër të Ushtrisë Britanike, të cilin, veç tjerash, e ka njoftuar lidhur me kapacitetet aktuale të FSK-së dhe integrimin e kapaciteteve të reja sipas planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë takimit shprehet se: FSK-ja po vazhdon  ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake, bazuar në standardet më të larta, për t’i kontribuar sigurisë në bashkëveprim me partnerët e saj strategjikë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close