Advertisements

KQZ-Sot hapet periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit të listës zgjedhore.

Në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot hap periudhën e kundërshtimit dhe konfirmimit të listës zgjedhore.

Nga sot e deri më 14 shtator kosovarët me të drejtë vote do të mund të sfidojnë të dhënat e listës votuese duke kundërshtuar apo konfirmuar ato.

1 milion e 972 mijë e 466 emra i përmban Lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Ky numër mund të ndryshojë deri në certifikimin e listës finale votuese. Ndërkohë, nga sot, për tri ditë, kosovarët me të drejtë vote do të mund të sfidojnë të dhënat e listës votuese. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha Radio Kosovës se kjo periudhë mund të përdoret për përmirësimin e listës votuese.

“Në kuadër të përmirësimit të listës votuese, KQZ ka bashkëpunim të mirë me Agjencinë e Regjistrimit Civil. Përveç kësaj, KQZ u krijon mundësi të gjithë votuesve që të sfidojnë listën votuese. Pra, kjo është një mundësi për të kundërshtuar të dhënat e listës votuese që e ka publikuar KQZ-ja”, tha ai.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët do të mund të kërkojnë përmirësimin e të dhënave si dhe largimin e personave të vdekur nga lista votuese. Si të vdekur a persona që kanë heq dorë nga shtetësia, KQZ, nga lista votuese ditë më parë ka larguar 33 mijë e 791 persona. Por përkundër kësaj, lista preliminare e votuesve përmban më shumë emra se sa është numri i përgjithshëm i popullsisë së Kosovës, të regjistruar në vitin 2011. Për këtë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka këtë shpjegim.

“Ne regjistrimin e popullsisë përfshihen vetëm banorët rezidentë, të cilët kanë qenë duke jetuar në Kosovë në momentin e regjistrimit në vendin tonë. Ndërsa në listën votuese, përveç qytetarëve me të drejtë vote që jetojnë në Republikën e Kosovës, janë të përfshirë edhe qytetarët që jetojnë jashtë, por që kanë të drejtë vote në Kosovë”, tha Elezi.

Lista përfundimtare e qytetarëve me të drejtë vote planifikohet të certifikohet më 23 shtator nga ana e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Këtë ditë do të kuptohet numri i kosovarëve që do të mund të votojnë të dielën e parë të tetorit. Ndërkohë, sipas KQZ-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat po ashtu ishin të parakohshme, të drejtë vote kishin 1 milion e 872 mijë e 941 kosovarë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close