Advertisements

MANDAT ME PRESIONE, SHANTAZHE, KËRCËNIME…

Kush ua dha mandatin “qiellor” që të sillen në këtë mënyrë shefat e partive politike shqiptare në pushtet? Padyshim se këtë mandat, përveç me mjete demokratike sipërfaqësore, ata do ta marrin mbi të gjitha me metoda e mjete të presionit, shantazhit, kërcënimit, të cilat ishin të mjaftueshme për të bërë një gjumë të qetë shumëvjeçar….

Mobilizimi brenda-partiak për keqpërdorimin e emocionit të masës së hutuar, e cila besoi verbërisht në të “vërtetat” e kastave politike, ishte një aktivitet i mjaftueshëm për të plotësuar doktrinën e revolucionarëve shqiptarë, të cilët, siç do të tregojë koha, ishin mjeshtër të kapjes së gjendjeve të ndryshme psikologjike, e që pastaj i transformonin me efekte anësore të “fitoreve të bujshme” zgjedhore…
Me apo pa vetëdije, dikush shoqërisë shqiptare po ia kurdiste doktrinën e Maos për “revolucionin e vazhdueshëm”. Pra, shqiptarët me vite, si revolucionarë, do të duhej ta kërkojnë atë që në fakt ishte e tyre, përkatësisht u takonte natyrshëm.

Shqiptarët, fatkeqësisht, nën regjimin shumëvjeçar komunist, thjeshtë ishin zhveshur nga të gjitha të drejtat. Tashmë, në pluralizëm, duke qenë të lakuriqësuar deri në palcë, ata do të shndërrohen në “lypsarë” të të drejtave të patjetërsueshme, përkatësisht të atyre të drejtave që ua garantonte Zoti.//Shkelzen Halimi

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close