Advertisements

Mbrëmje të kinemasë në Amfiteatrin antik në Durrës

ATSH/- Në arenën e Amfiteatrit antik të Durrësit mbrëmjen e kaluar në prani të mjaft artdashësve të kinemasë, u shfaq filmi italian “Un paese quasi perfetto” i regjisorit Massimo Gaudioso.

“Kjo ishte mbrëmja e fundit e kinemasë që u organizua nga Drejtoria rajonale e Kulturës Kombëtare, në bashkëpunim me Institutin italian të Kulturës dhe bashkinë Durrës”, – tha drejtori Alban Ramohito.

Që nga muaji korrik në amfiteatër, çdo të mërkurë janë shfaqur prodhime të kinemasë italiane të periudhës së neorealizmit, si dhe të autorëve bashkëkohorë.

Mes tyre edhe “Sedota e abbandonata” i regjisorit Pietro Germi dhe filmi “Si accettano miracoli” nga Alessaandro Siani. Të hënave artdashësit durrsakë kanë ndjekur filma dhe komedi të artistëve shqiptarë.

Gjatë stinës së verës në skenën e improvizuar të monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë janë organizuar edhe veprimtari të muzikës klasike, ku shquhet koncerti “Katër stinët” i Vivaldit në kuadër të Bienales “Netët e muzikës klasike”./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close