Advertisements

Mediat:Pas Shteteve të Bashkuara edhe BE dhe Gjermania me të dërguarit e tyre special për Ballkanin perëndimor

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për emrimin e Matthew Palmer si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor,siç duket edhe Bashkimi Europçian dhe Gjermania kanë vendosur të dërgojnë përfaqësuesit e tyre special në Ballkan me fokus ndërmjetsimin Kosovë -Serbi.

Kështu të paktën njoftojnë mediat duke u thirrur në burimet e tyre.Portali radiosarajevo.ba thekson se BE dëshiron të ketë njeriun e saj special të ngarkuar me Ballkanin, dhe zyrtarët e BE-së thuhet se janë afër këtij vendimi. Propozimi është në diskutim tash disa muaj, pasi një njoftim mbërriti në Bruksel nga Uashingtoni për të emëruar Matthew Palmer si të dërguarin e SHBA për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Burime theksojnë se ky mund të jetë Josep Borel, Përfaqësuesi i Lartë i sapoemëruar për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, dhe se vendimi mund të shpallet pas konfirmimit të tij zyrtar në Parlamentin Evropian.

Gjithashtu, nuk është marrë asnjë vendim nëse ai do të ishte një i dërguar për të gjithë Ballkanin apo nëse mandati i tij do të lidhej vetëm me dialogun e ardhshëm Beograd-Prishtinë,njoftojnë mediat.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close