Advertisements

MPJ i Maqedonisë Veriore ,Dimitrov:Nëse s’ka datë në tetor,forcohen rrymat nacionaliste

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa paralajmëron për rreziqet që i kanosen Maqedonisë së Veriut, nëse BE nuk ndan datë për fillim të negociatave në tetor.

Nëse nuk kemi perspektivë, ndërsa ai është investimi në tetor, do të dobësohemi, ndërsa skeptikët, forcat nacionaliste dhe populistët do të forcohen, ajo do t’u ndihmojë atyre që dyshojnë në projektin evropian, ai orientim strategjik, derisa vendimi pozitiv do të na ndihmojë të themi se punët janë në duart tona”, ka deklaruar Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistë, Dimitrov ka ndarë optimizmin për vendimin e Këshillit më 15 tetor dhe konsideron se vendi ka “argumente shumë bindëse”, para së gjithash “progres i dukshëm drejt demokracisë së vërtetë evropiane” si dhe arritje e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Kemi vesh për shqetësimin e disa vendeve anëtare rreth saj se si procesi i qasjes të bëhet më i ashpër dhe më shumë i orientuar në ndryshim që është në zemrën e interesit të popullatës në rajon”, tha Dimitrov.

Sa i takon anulimit të vendimit për datë në qershor të këtij viti, Dimitrov konsideron se ministrat nuk kanë pasur mjaft kohë të rishikojnë progresin në katër sfera kyçe, definuar në qershor 2018, shkaku i afatit të shkurtër midis shpalljes së raportit të KE-së dhe mbajtjen e Këshillit të BE-së.

“Të gjitha parashikimet tani janë kthyer në mesin e tetorit, mendoj se investimi është ashtu që ka parashikime serioze në kryeqytetet për mënyrën të rrëmbehet ky rast në momentin kur nuk ka shumë shanse për sukses”, shpjegon Dimitrov.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, por që vendi nuk guxon të jetë viktimë e logjikës së vënies së vendeve në pako dhe rikujton se procesi është i bazuar në meritë individuale

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close