Advertisements

Nëntë në 10 europianë mendojnë se ndryshimet klimatike janë një çështje serioze

ATSH-DPA/ – Sipas një sondazhi të bërë nga Eurobarometer, një pjesë e mirë e europianëve ndihen të shqetësuar nga ndryshimet klimatike.

Po rritet gjithnjë e më shumë numri i europianëve që e mendojnë problemin e ndryshimit klimatik jo më si ”deri diku serioz”, por si ”vërtet serioz”.

Bashkimi Europian, me një popullsi prej 513 milionë banorësh, është përgjegjës për 9% të emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serrë.

Ekzekutivi i BE-së i ka nxitur vendet anëtare të bien dakord për neutralizimin e karbonit deri në vitin 2050, por katër nga 28 vendet e BE-së, përfshirë Poloninë, nuk e kanë shprehur pëlqimin e tyre.

Të paktën 92% e të anketuarve në sondazhin e Eurobarometer thanë se e mbështesin zgjidhjen për neutralizimin e karbonit, duke reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur emetimet dhe duke kompensuar pjesën e mbetur./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close