Advertisements

Një dremitje në pasditë shpëton jetë njeriu

Gjumi i mjaftueshëm ,sigurisht që është i dobishëm për njeriun.Por shkencëtarët thonë se edhe një dremitje në pasditë mund të sjell të mira shëndetsore.

Ata që flenë të paktën dy herë në javë pasdite, ndihmojnë veten për të parandaluar sulmet në zemër, sipas një studimi të ri të botuar në British Medical Journal.

Për pesë vjet, shkencëtarët kanë mbledhur të dhëna nga 3.462 njerëz, të moshës midis 35 dhe 75 vjeç, të cilët jetonin në Zvicër. Gjatë kësaj periudhe, ka pasur 155 raste të sulmit në zemër ose goditje në tru.

Studiuesit kanë gjetur një lidhje midis gjumit të pasdites dhe problemeve shëndetësore që kanë lindur, gjë që i bëri ata të konkludojnë se gjumi i pasdites, një ose dy herë në javë, zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër deri në 48 përqind.

“Kjo lidhje doli të jetë e saktë pasi llogaritëm ndikimin ndikimin e faktorëve të mundshëm si vitet, fjetja gjatë natës dhe rreziqet kardiovaskulare siç janë presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli”, tha autorja kryesor i studimit, doktor Nadine Hausler nga Universiteti në Lausanne.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close