Advertisements

Një objekt i ri interstellar hyri në sistemin diellor

Mediat njoftojnë se një astronom amator i quajtur Genadi Borisov,ka zbuluar një objekt të ri ndëryjor i cili ka ardhur nga jashtë sistemit tonë diellor ,njfoton “Minor Planet Center”.

Objekti i parë ndër yjor në sistemin tonë diellor u zbulua nga astronomët në 2017. “Oumuamua” kishte një trajektore hiperbolike që tregonte se ai kishte ardhur nga larg dhe nuk do të kthehej.

Sigurisht, ajo ka prodhuar edhe shumë spekulime në lidhje me origjinën e saj, njëra prej tyre është se mund t’i përkasë alienëve.
Borisov fillimisht e zbuloi objektin më 30 gusht duke përdorur një teleskop që ai ndërtoi vetë. Kjo u pasua nga vërtetsi të tjera, dhe “Minor Planet Center” në Qendrën e Astrofizikantëve lëshoi një deklaratë për një objekt të ri të quajtur “C / 2019 Q4 (Borisov)”.

Padyshim nëse konfirmohet natyra e tij ndëryjor, ai do të marrë një shenjë të re duke filluar me “2I” (Dhe si shkronja fillestare e fjalës interstellar në anglisht – Interstellar).

Me vëzhgime dhe studime shtesë, shkencëtarët filluan të llogaritin formën e orbitës së saj, dhe llogaritjet tregojnë se trajektorja është hiperbolike, jo eliptike, që karakterizon orbitat e trupave qiellorë në sistemin diellor.

Rruga hiperbolike tregon që objekti i zbuluar rishtazi do të largohet nga sistemi ynë dhe nuk do të kthehet më.

https://pbs.twimg.com/tweet_video_thumb/EELw1doX4AAGoUt?format=jpg&name=small

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close