Advertisements

PEHLIVANËT E POLITIKËS SHQIPTARE

Midis partive shqiptare (ato që e kishin provuar pushtetin) zhvillohej një lloj “lufte e ftohtë”. Ato luftonin kryekëput për aspektin financiare të pushtetit, krejt kjo e mbuluar me vellon e tejdukshme të çështjes kombëtare, kurse populli shërbente si mish për top në “luftën e tyre” për të treguar se kush është patriot e kush tradhtar…

Ajo që duhet potencuar është edhe fakti trishtues se partitë shqiptare sa me vetëdije sa pa të, u gjetën në orbitën e interesave të ndryshme. Kjo bëri që ato të jenë të varura politikisht edhe nga struktura të caktuara brenda dhe jashtë Maqedonisë. Ndërkaq, liderët politikë shqiptarë më shumë u dëshmuan si “grindavecë” të vegjël, të cilët plotësonin dëshira të grupeve të ndryshme që vepronin në kuadër të partive, në krye të të cilëve ishin ata.

Skena politike shqiptare fatkeqësisht u stërmbush me pehlivanë, të cilët me lehtësi të madhe dhe pa fije turpi, i ndërronin fanellat partiake, varësisht partisë që bëhej pjesë e pushtetit…Politizimi i gjithanshëm i shoqërisë shqiptare solli edhe harrimin e qëllimit të krijimit të partive politike. Filluan të shpiken tradhtarët, sahanlëpirësit e pushtetit, spiunët e kështu me radhë, kurse kjo, duke mbajtur tensionin e lartë, zhvendoste vëmendjen nga problemet dhe skenarët e ndryshëm…

Ishte tragjike sjellja e këtillë që dëshmonte se “liderët” tanë ishin të mirë vetëm në kopjimin e metodave staliniste-enveriste. Ata nuk zgjidhnin metoda për të mbrojtur politikat e tyre. Nuk është fshehtësi, disa nga këta liderë injektuan edhe frikë dhe sajime të ndryshme për ata që mendonin ndryshe. Ata i kishin mekanizmat e pushtetit dhe në vend që të kontribuonin për ndryshime së paku minimale të jetës së shqiptarëve, merreshin me ata që nuk u përkulën para tyre, duke u dërguar në vendet e punës lloj-lloj inspektorë financiar për të gjetur “qime në vezë”, thjeshtë për ta penguar veprimtarinë e tyre, por edhe duke i terrorizuar nëpër vendkalime kufitare, duke i kërcënuar me mjetet e pushtetit (zakonisht me pjesëtarë të policisë dhe të shërbimit sekret), duke i trajtuar si individë që “rrezikojnë” shtetin… Kambanat e alarmit paralajmëronin se shoqëria shqiptare ishte buzë greminës.//Shkelzen Halimi

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close