Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

PIKËLLIMET E NGRIRA *Poezi


Brahim Avdyli

1.

Papritmas
Pikëllimet
Na ngrihen në zemër,

Nuk e kishim kuptuar
Asnjëherë
Fshehurazi
Tonin e përsëritur
Të qëllimeve maniake

E na dogji malli
Me strall të dhembjes,

Ndërsa shpërndaheshin
Nga parajsa në ferr
Fëmijët-
Droçkat e shpirtit tonë…

2.

Tani
Prore më ngashërohen
Në një ëndër të trishtueshme
Dy zogjtë e parë
Të stërlagur
Në stërkala të lotëve

Maleve të dhembjes!…

3.

Sa këngë i kam përpirë
Me metaforat që më rrjedhnin
Prore ndër buzë-

Se pak kush i lexonte,

E askund t`ua gjëj
Një stofull të qetë ndjenjash

As në katrahurën e pikëllimit
As nëpër dallgët e shpirtit
Me emrin ndër lotë

Kur ju më mungoni-
Brezat e dhembjes,

Sërish u mblidhja
Nëpër qepalla që më digjeshin
Mallit të gjyshit!…

4.

Emrin më të mirë
E zgjodhëm sërish
Për ty, Pranverë

Deshëm
Nga acarët e ndjenjave të ithta
Të zgjoheshim edhe ne
Në marsin e luleve

Prandaj
Erdhe me buzëqeshje
Ndaj stinës së vdekjes së bardhë
Me lindjen e asaj kohe
Plot me gjelbërim,

E të gjitha që i patëm
Edhe nëpër ëndërra
Shpirtave të përpëlitur i sollëm

Derisa startove
Nëpër bulëzimin e këngëve

Kur çdo gjë e kërkonim
Pak nga pak
Nëpër të gjitha lojërat

Duke u ngritur nëpër shpresat tona.

5.

Dalë nga dalë
Akulli shtresohej
Nëpër qepallat e dimrit

Ti përpiqeshë të shkrije
Me zjarrin e ndjenjave
Kullave të pikturuara
Vetëm nëpër raste

Në stofullën e dhembjes
Të dashurisë ëngëllore…

6.

Me çka t`i mugullojmë
Lulet shumëngjyrshe
Not të kalonim
Liqeneve të mallit tonë
Lulet e majit
T`i mbledhim si buqetë
Malet e larta
T`i zbresim më poshtë
Pyjet të hijesojnë
Me freskun e ndjenjave

Ndryshe
Na ngriheshin pikëllimet!…

7.

Nuk e pashë
Se në çdo çast
Të vardiseshin pas lojëve
Për shembull Eldini
Apo Urimi

E ti e shkundje
Pelerinën e padurimit
Me fjalë të ngjeshura

E kërkoje hapësirat tua!…

8.

Sa herë pastaj
Vraponim për t`ua lënë
Nëpër valët e tronditura
Një varkë të veçantë

Derisa qetësohej
Liçeni i dëshirave
Nëpër batica e zbatica

Kudo ua mbaja
Një raftë shpirti!…

9.

Dy herë mbete
Pranvera e jonë
Pa çelësh mendimesh
As banesë,

Njëherë dole
Në male trishtimi
Me dredhi të nënës

Sepse
Hendekeve të përpjekjeve
Dëshironte të asgjësojë
Me borgje, gjoba dhe organe
Babain tënd
Prej Zvicrre

Prandaj
Të gjetëm
Përtej mendimeve tona
Të fshehur
Në një skutë ferrëmali…

10.

Tjetrën herë të harroi
Me qëllime të fshehura
Tërë pasditën
Në oborr shqetësimesh
Duke i përlotur
Orët e gjata të pritjes
Pa buk e pa qels

E ne
Prap të gjetëm
Kodrinave të dhembjes

Shumë të rritura
Në shpirtin tënd!…

11.

Tani
Të kujtoj prore
Të mbyllur në vetmi

Pa askend
pranë vizioneve fëmijërore
Apo për të zgjuar
Mëngjeseve të hershme

Ose dikur
Prej mallit të etur
E ndjenjat skllotë!…

12.

Kështu u shkreh
Tërë akordi i Zotave
Për një këngë

E vrapimeve të heshtura
Nga Lindja në Perëndim
Nga Perëndimi në Lindje

Me fjalët tona
Të mbetura peng!…

13.

Vorre pikëllimesh
Mu bënë medimet

Trishtimi më ngrihet
Nëpër lotë

Sepse
Orteku i dhembjeve
Në mes të ndjenjave
I ndrydhë fëmijët
Nga të dy polet

E dhembja pëlcet
Në një këngë
Të këputur në pikëllim!…

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close