Advertisements

Presidenti amerikan Trump miraton shitjen e 32 aeroplanëve ushtarakë të kategorisë, F-35, për Poloninë

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka miratuar shitjen e 32 aeroplanëve ushtarakë të kategorisë, F-35, për Poloninë, të cilët njëherësh konsiderohen pajisjet më të avancuara luftarake.

Marrëveshja në vlerë të 6.5 miliardë dollarëve duhet të miratohet edhe nga Kongresi në mënyrë që të finalizohet.

Varshava ka rritur dukshëm shpenzimet në mbrojtje prej kur ushtria e Rusisë ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014 dhe ka nisur të ofrojë mbështetje në luftën në lindje të Ukrainës, që ka lënë të vdekur më shumë se 13,000 persona, transmeton REL.

Përveç kësaj, Polonia edhe u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në këtë shtet.

Presidenti Trump ka njoftuar në muajin qershor se do të dërgojë 1,000 trupa shtesë në Poloni për të zgjeruar numrin e forcave meqë 5,000 veçse janë aty.

“Kjo shitje e propozuar e aeroplanëve F-35 do t’i ofrojë Polonisë kapacitetet kredibile për mbrojtje, në mënyrë që të luftohet agresioni në rajon dhe të sigurohet ndërveprimi me forcat amerikane”, është thënë në një njoftim të Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje.

Gjenerata e pestë e aeroplanëve amerikanë do t’i zëvendësojë pajisjet ruse MiG-29 dhe Su-22.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close