Advertisements

PSE BESOJMË NË ZOT – THOMAS HOBBES

Në një postim tjetër, jam munduar të përmbledh pikëpamjet e Thomas Hobbes (1588 – 1679) lidhur me dijen dhe shkencën, si dhe skepticizmin e tij për të vërtetën absolute. Qëndrimi i tij skeptik në çdo gjë që ka të bëj me njeriun, artikulohet edhe tek pikëpamjet e tij mbin fenë.

Ne kapitullin 12 të librit të tij Leviathan (1651), ku diskuton mbi religjionin, Hobbes thotë se nuk ka shenja ose fryte të fesë jashtë njeriut. Feja është krijuar, apo ka lindur nga njeriu dhe si e tillë ekziston vetem brenda njeriut. Shkaqet e lindjes së fesë janë të rrënjosura në shqetësimin e mendjes njerëzore për të kërkuar dhe kuptuar e çdo gjëje në jetë dhe përtej saj. Ne lindim injorantë lidhur me shpjegimin e shkakut të gjërave dhe si të tillë, udhëhiqemi nga interesimi për të kërkuar shkakun e fillimit dhe origjinës sonë si njerëz, si dhe të cdo gjëje tjetër në botë. Kjo pastaj na çon, sic thotë ai, të postulojmë ekzistencën e Zotit, i cili konceptohet, të themi ashtu, si shkaku i parë i të gjitha gjërave.

Është interesante se, përkundër pikëpamjes së tij racionaliste mbi fenë, ai nuk e mohon mundësinë e një lloj komunikimi të drejtpërdrejtë të Zotit me ne. Por e kundërshton vendosmërisht pretendimin se dikush, një qenie njerëzore, e ka dhuntinë e komunikimit direkt me zotin. Hobbes thotë se, asnjë qenie njerëzore nuk ka të drejtë ta imponojë këtë pretendim, ngase nuk kemi as mënyrë e as mjet që ne të tjerët të verifikojmë një pretendim të këtillë.

A e bëjnë këto pikëpamje Hobbes-in një ateist, siç mund të pretendohet? Ndoshta jo. Pikëpamja e tij mbi fenë e ka burimin tek fillozofia individualiste dhe skepticizmi i tij, sidomos tek koncepti i tij mbi gjendjen tonë të natyrshme. Gjendja jonë e natyrshme është ajo e individualitetit, e lirisë. Edhe pse jo në mënyrë krejtësisht të artikuluar, Hobbes ishte ndër filozofët e parë që futi idiomën e individualizmit si koncept. Koncepti i individualizmit nuk është më i vjetër se periudha e Renesancës, edhe pse si koncept, cfarë ne e përdorim sot, u prezantua në shekullin XIX.

Për fund Hobbes thoshte se, ne si individë, jemi të destinuar dhe duhet t’i bëjmë gjërat vetë, e jo të presim që dikush tjetër (shteti, shoqëria, zoti, etj.) t’i bëj për ne.//Fadil Sahiti

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close