Advertisements

Sarandon:Oscarët nuk janë më ata cilët ishin,sot ata mund të blehen me para

Se kjo e vërtetë e keqe nuk është vetëm fake news e ka vërtetuar një nga aktoret më në zë të Hollywoodit dhe një që vet e ka fituar këtë çmim të madh kinematografik amerikan.Susan Sarandon.

Ajo ka vendosur të flasë dhe të tregojë të vërtetën në lidhje me këtë.Sarandon e cila në festivalin e filmit në Toronto të Kanadasë ka promovuar filmin e saj të fundit “Blackbird”,ka kritikuar ndarjen e Oscarëve ,i cili siç shprehet ajo “tani sikur asnjëherë më parë blehet me lobim disa mujor dhe me para”.

“Unë u nominova pesë herë dhe fitova një herë një Oscar, por në atë kohë nuk duhej të harxhoheshin para,” tha aktorja, e cila fitoi një çmim të vlefshëm për rolin e saj si Motra Helen në filmin “Dead Man Walking” nga viti 1995.”Diçka e tillë nuk do të ishte më e mundur sot”, shtoi aktorja.

Ajo dënoi fushatat e lobimit të bëra gjashtë muaj para ceremonisë së statujës së artë duke përfshirë pritjet dhe shfaqjet për mysafirët VIP dhe njerëzit e tjerë me ndikim./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close